
Vartësja e Xhaçkës padit gazetaren pas denoncimit të Shqip, Unioni: Akt i pastër presioni ndaj raportimit të lirë
Unioni i Gazetarëve ka reaguar ndaj gjyqit që zyrtarja e lartë e ministrisë së Mbrojtjes, Belioza Çoku, me detyrën shefes së kabinetit të ministres Olta Xhaçka ka nisur ndaj gazetares Juli Ristani mbi artikullin denoncues mbi skandalin e manipulimit të bursave të NATO-s.
Në disa artikuj investigues “Shqip” jepte rastin konkret se si nuk doli fitues personi që konkurroi dhe pse fillimisht u rendit i pari si fitues, por që më pas u zhvendos me pretendimin absurd se vlerësimi nuk ishte përfundimtar.
Pikërisht bëhet fjalë për testimin e kryer Në datat 15-16 korrik 2020, u zhvillua në Tiranë, në Qendrën e Personel Rekrutimit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, konkursi për përzgjedhjen e kandidatëve, që do të ndjekin me bursë të plotë, studimet në Akademi Ushtarake, në Greqi.
Çoku nuk është ndalur me kaq, por ka paditur veç gazetares Ristani dhe Gazeta "SHqip". “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me shqetësim një proces të iniciuar nga Shefja e Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, zonja Belioza Çoku ndaj gazetares së njohur Juli Ristani (Mezini) për shkak të publikimit të një shkrimi me titull “Rasti “Gaçeni” dhe skandali me manipulimin e bursave të NATO-s”, nga Gazeta Shqip dhe Bold News”, deklaron Unioni.
Unioni në reagimin e tij shprehet se gazetarja gjatë ushtrimit të detyrës së saj është përballur edhe me presione të hapura.
“Në përballje me vështirësitë e prononcimeve të munguara zyrtare dhe problemeve të hasura për vënien në dispozicion të dokumentacionit dhe informacionit rreth procedurave dhe kritereve të ndjekura në rastin e aplikimit të bursave të NATO-s nga përfaqësuesit e administratës së Ministrisë së Mbrojtjes, ajo i është drejtuar përmes redaksisë së Shtyp-it me një shkresë për ndërhyrje edhe Komisionerit për të Drejtën për Informim. Ndërkohë që përgjatë procesit të mbledhjes të të dhënave dhe prononcimeve zyrtare, gazetares i janë dashur gati tre muaj pritje dhe durim, ç’ka bie ndesh me afatet ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar”, thuhet më tej në këtë deklaratë.
Gjithashtu bëhet e ditur se shqetësim përbën edhe fakti se Shërbim sekret ushtarak po heton për mënyrën se si është nxjerrë ky informacion.
“UGSH e denoncon këtë padi si një akt të pastër presioni ndaj raportimit të lirë, ndaj pengesave dhe vështirësive për respektimin e ligjit për të drejtën për informim dhe cungimit të transparencës publike prej administratës publike, përfshi edhe atë të Mbrojtjes”, thuhet në deklaratë.
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Kundër padisë së shefes së Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes ndaj gazetares Juli Ristani dhe dy mediave
Tiranë më 1 12.2020
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me shqetësim një proces të iniciuar nga Shefja e Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, zonja Belioza Çoku ndaj gazetares së njohur Juli Ristani (Mezini) për shkak të publikimit të një shkrimi me titull “Rasti “Gaçeni” dhe skandali me manipulimin e bursave të NATO-s”, nga Ministria e Mbrojtjes, i publikuar më 6 gusht e në vazhdim nga gazeta Shqip dhe Boldneës.com
Qysh prej botimit të shkrimit nga gazetarja me përvojë të gjatë dhe kontribuuese në gazetarinë e raportimit dhe atë të investigimit, reagimet e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe vënia në lëvizje e gjykatës përmes padisë, përbëjnë një akt intimidues dhe presioni mbi raportimin e lirë të gazetares dhe mediave të përfshira në këtë publikim.
Gazetarja Juli Ristani për përgatitjen e këtij raportimi është ndeshur me vështirësi dhe pengesa të shumta deri edhe me presione të hapura. Në përballje me vështirësitë e prononcimeve të munguara zyrtare dhe problemeve të hasura për vënien në dispozicion të dokumentacionit dhe informacionit rreth procedurave dhe kritereve të ndjekura në rastin e aplikimit të bursave të NATO-s nga përfaqësuesit e administratës së Ministrisë së Mbrojtjes, ajo i është drejtuar përmes redaksisë së Shtyp-it me një shkresë për ndërhyrje edhe Komisionerit për të Drejtën për Informim.
Ndërkohë që përgjatë procesit të mbledhjes të të dhënave dhe prononcimeve zyrtare, gazetares i janë dashur gati tre muaj pritje dhe durim, ç’ka bie ndesh me afatet ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mëson se në fund të muajit nëntor të vitit 2020, në adresë të gazetares Juli Ristani dhe dy mediave Shqip dhe Boldneës.com, vjen thirrja e gjykatës për vënien nën padi nga zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kërkon dëmshpërblim.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh keqardhjen se në këtë proces është përfshirë edhe Agjencia e Inteligjencës së Shërbimit të Mbrojtjes, jo për të hetuar përgjegjësit, por se si “rrodhi” dokumenti, të cilin gazetarja e ka bërë pjesë të raportimit të thelluar të rastit.
UGSH e denoncon këtë padi si një akt të pastër presioni ndaj raportimit të lirë, ndaj pengesave dhe vështirësive për respektimin e ligjit për të drejtën për informim dhe cungimit të transparencës publike prej administratës publike, përfshi edhe atë të Mbrojtjes.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron se do ta ndjekë me përparësi këtë proces gjyqësor të iniciuar nga zyrtarja në fjalë, ndaj një gazetareje profesioniste dhe se e konsideron këtë një proces që cenon rëndë imazhin e marrëdhënieve mes gazetarëve, mediave dhe nëpunësisë së administratës publike të vendit.
Zyra e Shtypit/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë








"Të këqijat dhe të mirat që na la presidenti Trump"
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në Tiranë, dy qarqet ku R...
Historia e plotë >
Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
Dasho: Pro testimit te privati për Covid, por jo vetëm për antitrupat

VIDEO/ Superkompjuteri që mund të ndalë koronavirusin, analizon 10 mijë molekula për të gjetur kurën

Lufta për vaksinën anti Covid, ambasadori rus mohon akuzat ndaj shërbimeve sekrete
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >