Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vajza e Jusuf Gërvallës, kryediplomate e Kosovës: Si e kërkonte 21 vite më parë dënimin e Sheshelit nga Haga (video)

Vajza e Jusuf Gërvallës, kryediplomate e Kosovës: Si e

Donika Gërvalla është kryediplomatja e re e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit. Ajo vjen në këtë post si shkak i marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, pra si pjesë LDK-së që u larguan nga partia që kishte lider historik Ibrahim Rugovën.

Ajo është e bija e Jusuf Gërvallës, i cili ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe muzikant shqiptar. Patrioti dhe atdhetari Jusuf Gërvalla ka qenë themelues i grupit irredentist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.  Jusuf Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 në Dubovik të Deçanit. Ndërsa është vrarë mizorisht më 17 janar 1982, bashkë me vëllanë Bardhoshin dhe Kadri Zekën, në Untergruppenbach në Gjermani.

Kryediplomatja e re ka jetuar në Tiranë dhe ka marrë pjesë e protestave studentore në vendin tonë dhe në shkurt 1991 pjesë e protestave të studentëve dhe e grevës  së urisë së studentëve, të cilat çuan në rrëzimin e diktaturës në Shqipëri.

Në shtator 1991 ishte bashkorganizatore e Referendumit për Pavarësi në Tiranë, organizimin ky që i mundësoi shprehjen e vullnetit qindra qytetarëve të Kosovës që ndodheshin në Shqipëri. Në qershor 1992 largohet nga Shqipëria për studiuar në Gjermani.

Kur kryediplomatja kërkonte dënimin e Milosheviç në Hagë

Kryediplomatja e re Kosovës ndërkohë ka qenë një ndër aktivistet që dikur ka milituar dhe në Lëvizjen Demokratike të Kosovës, që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova. Në një intervistë të dhënë në televizionin shtetëror gjerman në vitin 2000, ku kërkonte dënimin e Sheshelit dhe Milosheviçit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Më poshtë po japim një pjesë të debatit televiziv, në emisionin e Sabine Christianssen në televizionin shtetëror gjerman ARD, Donika Gërvalla dhe Vesna Peshiç, politikanen serbe. Ajo gjithashtu i kërkonte komunitetit ndërkombëtar është 10 vite me vonesë dhe se duhej të vepronte për çështjen e Kosovës, duke e lidhur dhe me faktin e ndarjes së Çekosllovakisë, ku u ndanë në dy shtete, në Çeki dhe Sllovaki. “Ne jo vetëm kur u bëmë viktima të dhunës serbe, por që në luftën e Bosnjës kemi kërkuar që ai duhet të shkonte në Hagë, e rëndësishme është kur Serbia ta dërgonte vetë Milosheviçin në Hagë, si pjesë e reflektimit”, theksonte Donika Gërvalla.

Ajo gjithashtu kërkonte dhe ndalimin e Karagjiçit dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të ushtrisë serbe që shkaktuan një masakër dhe viktima në Kosovë. Ajo i drejtohet Peshiç se Serbisë i është dashur 10 vite kohë për të zgjidhur konfliktet e tjera në Ballkan dhe se Kosova nuk ka kohë që të humbë 10 vite kohë, duke nënkuptuar njohjen e realitetit të shkëputjes së Kosovës dhe të krijimit si shtet i pavarur.

Donika Gërvalla ka qenë anëtare nderi e LDK-së nga shkurti 1991; 1993-1997 ishte nënkryetare, ndërsa 1997-1999 anëtare e kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani. Si zëdhënëse e LDK-së gjatë dy viteve të luftës përfaqësoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman, në qeveri dhe Bundestag, në TV, radio, gazeta, debate.

Pas një faze të angazhimit pa funksione partiake, në vitin 2015 u zgjodh kryetare e LDK-së në Gjermani. Pas dështimit të përpjekjeve për reforma të brendshme, në vitin 2018 jep dorëheqje dhe largohet përfundimisht nga LDK-ja. Donika është përfaqësuese e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë. Është e martuar me Stefan Schwarz, ish-deputet i CDU-së në Bundestag. Familja Gërvalla-Schëarz ka gjithsej 5 fëmijë dhe jeton në Bonn, Gjermani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore