Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vajza e Berishës fitoi 1.2 mln euro/ Bleu në Porto Romano për Fazlliçin toka me 1.5 mln euro, i shiti me 2.7 mln euro

Vajza e Berishës fitoi 1.2 mln euro/ Bleu në Porto Romano për

Kjo miqësi mes tij dhe Berishës kryeministër kishte nisur nga fushata e demokratëve në vitin 2005. Madje kur Berisha erdhi në pushtet ishte Fazlliç ai i cili i çoi në zyrë duke e prezantuar me  ish-drejtorin e sigurisë së brendshme të SH.B.A, Tom Ridge.

Pas fitores së pushtetit nga Berisha, interesat e Damir Fazllic u kthyen drejt biznesit. Për shkak të kësaj miqësie, Fazlliç pajtoi kompaninë avokatore të Argita Berishës  vajzës së kryeministrit për blerjen e 150 mijë metra katrore toke në Porto Romano ku ishte planifikuar ndërtimi i një parku industrial.

Vetëm nga transaksioni për blerjen e një toke, vajza e ish kryeministrit fitoi 1.2 milionë euro. Ajo bleu në Porto Romano, 150 mijë metra tokë, me 10 ero metrin dhe më pas ajo iu shit te Fazlliç me 18 euro metri katror.

Në terma financiar toka u ble fillimisht 1.5 milionë euro dhe u shit 2.7 milionë euro duke i sjellë Argita Berishës një fitim prej 1.2 milionë euro. Ky është dokumenti i marrëveshjes së kompanive të Fazlliç dhe zyrës avokatore të vajzës së ish-kryeministrit.

Zona e Porto Romanos,  ishte shpallur në vitin 2004 zonë për ndërtimin e një parku industrial. Pasi Argita Malltezi bleu tokat, qeveria e drejtuar nga i ati, me  një vendim të veçantë e shtoi këtë sipërfaqe në zonën e përcaktuar më herët si park industrial.

Në mënyrë që investimi i Fazlliç për blerjen e tokës mos të shkonte dëm duhej gjetur edhe investitori që do të ndërtonte parkun industrial.

Ky është moment kur në Shqipëri vjen Zafar Ansar një biznesmen me origjinë nga Pakistani i cili jeton në Suedi. Për ta zhvilluar këtë projekt aspak rastësisht ai drejtohet të shkojë te zyra avokatore e Argita Berishës, ndërkohë që i jati ishte kryeministër i Shqipërisë.  Se çfarë iu kërkuar Zafar Ansar disa vite më parë e rrëfeu për Top Channel.

Biznesmeni nuk e pranoi pazarin që iu bë nga zyra avokatore për tarifën 3 përqind të investimit në rast suksesi. Puna e zyrës avokatore do quhej e suksesshme kur qeveria në atë kohë e drejtuar nga babai i saj, do t’i jepte biznesmenit Ansar të gjitha lejet për të nisur investimin./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore