Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Urdhri i Biden për të korruptuarit, ambasadorja Kim: Do t’i sekuestrohen edhe pronat

Urdhri i Biden për të korruptuarit, ambasadorja Kim: Do t’i

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shfrytëzuar konferencën e sotme “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri” për të ritheksuar edhe një herë peshën që ka urdhri i presidentin Joe Biden për të ndëshkuar të korruptuarit dhe ata që cenojnë stabilitetin e demokracinë në shtetet e Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Presidenti amerikan disa javë më parë vendosi që në urdhrin ekzekutiv të përfshihet në mënyrë eksplicite Shqipëria dhe vendet e ish-Republikës Jugosllave, i nxjerrë menjëherë pas DASH shpalli si person “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në takimin e sotëm ambasadorja Kim, thekson se urdhri ekzekutiv i presidentit Biden synon t’u kërkojë llogari atyre që shkelin të drejtat e njeriut. Për Amerikën, nënvizoi diplomatja amerikane, lufta kundër korrupsionit dhe kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë prioritet.

“Siç e dini, presidenti Biden dhe sekretari Blinken, kanë deklaruar qartazi që korrupsioni, shkelja e të drejtave të njeriut, nuk janë kërcënim vetëm për Amerikën, por gjithë botën në tërësi. Ata kanë urdhëruar të gjitha agjencitë amerikane që të ruajnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nga dëmet që shkaktojnë këto krime. Duam të nënvizojmë rëndësinë e luftës kundër të drejtave të njeriut dhe trafikimit të qenieve njerëzore”, tha Kim.

Ajo paralajmëroi se me këtë urdhër parashikohet sekuestrimi i pronave të zyrtarëve që preken nga urdhri i presidentit amerikan, pra veç mohimit të vizës së SHBA dhe shpalljes si person “non-grata”.

“Urdhri i fundit i presidentit Biden që përfshin të gjithë Ballkanin e kthen në prioritet kombëtar luftën kundër atyre që shkelin të drejtat e njeriut. Ata që janë të përfshirë në krime dhe trafikantët në Ballkanin Perëndimor janë kërcënim i sigurisë kombëtare. Nëse ke trafikuar një qenie njerëzore, nuk do të mund të hysh në SHBA. Edhe nëse keni vizë ajo nuk do ju hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore SHBA do të ndërmarrë veprime për pronën tuaja nëse ka lidhje me SHBA-në, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv”, theksoi ambasadorja.

Diplomatja amerikane gjithashtu ka kërkuar se për këtë kërkohet edhe bashkëpunimi i organizmave të tjerë, siç është dhe OSBE-ja.

“Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe është në prag të hapjes formale të negociatave me BE-në, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, theksoi Kim.

Fjalimi i plotë

Mirëmëngjes! Ambasador del Monaco, Ambasadore Ekstedt, Ambasador Soreca, Zëvendës ministre Kuko, të nderuar të ftuar. Është kënaqësi të jem këtu.

Siç jeni në dijeni, Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë se korrupsioni, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë kërcënime për sigurinë kombëtare të SHBA. Ata kanë udhëzuar të gjitha agjencitë qeveritare të SHBA për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundër dëmit që krimet e rënda dhe abuzimi me të drejtat njeriut, të tilla si trafikimi i qenieve njerëzore, i shkaktojnë sigurisë sonë kombëtare.

Në këtë drejtim, ne duam të nënvizojmë rëndësinë e luftës kundër abuzimeve ndaj të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Përgatitjet?e?Shqipërisë?për?negociatat?e?anëtarësimit?në?BE?dhe?anëtarësim?nuk?kërkojnë?asgjë?më?pak.

Urdhëri Ekzekutiv i Presidentit Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre mbrojtjen e të drejtave të njeriut – dhe për rrjedhojë luftën kundër trafikimit njerëzor – në një përparësi kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ne synojmë t’u kërkojmë llogari atyre që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në abuzime serioze me të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor.

Kjo do të thotë që trafikantët përfaqësojnë, për të cituar gjuhën e urdhërit: “një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Nëse trafikoni qenie njerëzore, ne mund t’ju ndalojmë të hyni në Shtetet e Bashkuara duke pezulluar dokumentet tuaja të udhëtimit në Sh.B.A.

Nëse keni një vizë amerikane, ajo nuk do t’ju hyjë më në punë

Nëse keni një peticion për një vizë emigrimi, nuk pi ujë.

Nëse trafikoni qenie njerëzore, qeveria e SHBA mund të ndërmarrë veprime kundër pronës suaj nëse kalon përmes ose ka një lidhje me Shtetet e Bashkuara.

Vini re se urdhëri ekzekutiv i Presidentit Biden kërkon veprim kolektiv, gjë që është tema e forumit të sotëm.

Ne do ta zbatojmë urdhërin duke bashkërenduar veprimet tona – së brendshmi dhe së jashtmi- për të arritur qëllimin tonë të përbashkët.

Shqipëria është në një pikë kthese – ajo është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, përfundoi një kthesë të suksesshme si Kryetare e Zyrës së OSBE-së në vitin 2020, sapo fitoi një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB për vitin 2022-2023 dhe është në prag të hapjes formale të negociatave për anëtarësimin në BE.

Ky është momenti që Shqipëria – qeveria, shoqëria civile, media, të tjerët – të tregojnë udhëheqje në përpjekjen globale për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore.

Me shoqërinë civile, përfshirë OJQ-të që drejtojnë tre prej strehëzave të Shqipërisë për viktimat e trafikimit, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e drejtësisë mund të ringjallin përpjekjet e ndërlikuara nga COVID-19 për të identifikuar më shumë viktima, për të ndjekur penalisht dhe dënuar trafikantët dhe për të përgatitur të trafikuarit që të rihyjnë në shoqëri.

Falë reformës në drejtësi, ju e dini që keni institucionet dhe profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurave dhe për t’u kujdesur për viktimat.

Ne e nxisim Qeverinë e Shqipërisë të përtërijë përpjekjet e saj për të identifikuar viktimat, për t’i bërë ato të plota dhe për të dërguar trafikantët në burg.

Le të punojmë së bashku në partneritet – siç thotë koncepti për këtë aktivitet – për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Faleminderit!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore