Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

UNMIK mban sekret emrat e shqiptarëve që bashkëpunuan në dosjet kundër UÇK-së

UNMIK mban sekret emrat e shqiptarëve që bashkëpunuan në

Në dosjen e “Shtëpisë së Verdhë” të siguruar nga Top Channel, që mban nënshkrimin e Shefit të zyrës për personat e pagjetur në Kosovë, Jose Pablo Baraybar, përveç pesë ekspertëve të fushës për hetimin e vendeve të krimit, ishin edhe 8 persona të tjerë emrat e të cilëve nuk figurojnë.

Dosja tregon se hetimet ishin zhvilluar në bashkëpunim me kryeprokurorin e Burrelit, katër zyrtarë policor nga Burreli si dhe një përkthyes i Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish- Jugosllavi dhe dy oficerë sigurie po ashtu nga tribunali.

UNMIK mban sekret emrat e shqiptarëve që bashkëpunuan në

Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga UNMIK dhe Tribunali Ndërkombëtar për zyrtarët që nuk u figurojnë emrat, por që thonë se janë konfidenciale dhe për asnjë arsye nuk mund të zbulohen.

“Nëse pyetja juaj ka të bëjë me stafin e UNMIK-ut, ju lutemi keni parasysh që në përgjithësi dhe bazuar në rregulloret e Kombet e Bashkuara, informatat personale, që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me emrat e stafit të KB-së, ose të dhëna të tjera që do ta bënin stafin të identifikueshëm, janë konfidenciale dhe për këtë arsye, nuk mund të zbulohen”.

UNMIK mban sekret emrat e shqiptarëve që bashkëpunuan në

Top Channel ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Pablo Baraybar që në shtypin zviceran citohet të ketë thënë se në Shqipëri arriti të hyjë si turist e inxhinier rrugësh, por nuk ka dhënë përgjigje.

UNMIK mban sekret emrat e shqiptarëve që bashkëpunuan në

Por, gazetari Vehbi Kajtazi thotë se përkthyesi i cili shoqëroi ekipin ishte Artan Grubi tash zëvendëskryeministër në Maqedoninë Veriore. Derisa për hetimet dokumenti jep përfundimin se nuk janë gjetur prova për kryerjen e ndonjë krimi.

UNMIK mban sekret emrat e shqiptarëve që bashkëpunuan në

Bazuar në ekzaminimet (hetimet) tona, në opinionin tonë nuk ka prova (fakte) konkrete përfundimtare se ka pasur gjakderdhje nga persona si rezultat apo pasojë e akteve kriminale ne shtëpinë në jug- perëndim të Burrelit në Shqipëri. Sidoqoftë, ka pasur reagim te reaktantit Luminol për gjak në kuzhinë dhe dhomën magazinore (dhoma nr.5)./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore