Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ulja e pragut/ A po shkon opozita parlamentare drejt një koalicioni elektoral me PS-në?

Ulja e pragut/ A po shkon opozita parlamentare drejt një koalicioni

Ajo që mazhoranca po avancon në Kuvend me opozitën parlamentare nuk është thjesht një ndryshim teknik në sistemin zgjedhor pa prekur marrëveshjen e 5 qershorit.

Pasi të gjitha hapat që po ndiqen nuk përbëjnë gjë tjetër veçse përmbysje të marrëveshjes së 5 qershorit.

Në fillim u nis me listat e hapura, më pas me koalicionet parazgjedhore dhe sot u fol për uljen e pragut elektoral në qark nga 5 në 2%. Opozita parlamentare doli sot me propozimin e ri 2%, madje duke paralajmëruar se mund tw tërhiqen nga opsioni qw tw ndalohen koalicionet nw zgjedhjet parlamentare.

Ky është një diskutim që edhe mund të bëhej më herët konceptual, madje përpara se të shkohen në komisionet e Kuvendit, pas i përbën thelbin apo qasjen thelbësore të sistemit.

Një sistem zgjedhor proporcional ka disa logjika: atë se ku vepron; pra a është kombëtar apo rajonal, sa është pragu për hyrjen në Parlament, si dhe çështja e koalicioneve.

Të gjitha çështjet kanë diskutime brenda vetes, që edhe mazhoranca i ka nxjerrë këto ditë, sipas të cilave rëndës i është kush është parti e parë e jo koalicion  i parë, duke sjellë në publik diskutimin e ezauruar të vitit 2009.

Por në 2013-n, Ed i Rama i mbyll i këto diskutime, duke firmosur koalicionin me LSI, që  i dha një fitore të sigurt, në marsh të madh parlamentar, por që për 4 vjet e mbajt i peng nga vullnet i  Ilir Metës.

Të gjithë e mbajnë mend detyrim-përcaktimin e Edi Ramës çdo ditë jave në zyrën e Kreut të atëhershëm të Kuvendit Ilir Meta për çdo çështje.

Çështja e pragut zgjedhor që u diskutua sot, nuk është gjë tjetër veçse një argument i hershëm për të lejuar hyrjen në Kuvend të sa më shumë alternativave. E meqë flasim për sot, duket se edhe nga Kuvendi, kanë dalë realitete politike të ndryshme nga PD, por që marrin vota në “livadhin e së djathtës” e flasim për opozitën parlamentare.

Nëse ata duhet të promovohen, mund ta kërkojnë këtë logjikë elektorale brenda sistemit, pas i ndryshe kjo do të përbënte një prishje e 5 qershorit, pakt  i cili i konfirmon sistemin aktual.

Opozita parlamentare, duket qartë se është antagoniste me PD apo edhe LSI. Po përse atëherë nuk merr një veprim më të sinqertë politik; të bëjë koalicion elektoral me PS-në që votat që merr në qarqe, t’ i sigurojë edhe përmes Ramës që ka deklaruar se ka më respekt për opozitën parlamentare sesa për atë që është jashtë Parlamentit.

Duket që rruga në këtë drejtim po shkon, e këto janë veç manovra politike për të goditur opozitën e Bashës. Por që në fund, nuk mund të prekin sistemin. Më mirë Murriz i e Stojku ta thojë troç, atë që po shikohet s i zhvillim i pritshëm; ata duan vërtet të jenë në Parlament, por këtë do ta arrijnë në një koalicion elektoral me Ramën e kundër PD e LSI. Kundër të cilave, këta deputetë bëjnë propagandë 24 orë në 24.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore