Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

U zbulua në Pandora Papers/ Kush politikan fshihet pas transfertave të Vasil Kallupit?

U zbulua në Pandora Papers/ Kush politikan fshihet pas transfertave të

Biznesmeni kontrovers Vasil Kallupi ishte i pari që doli në "Letrat e Pandorës", për një kompani të krijuar në offshore, parajsën fiskale dhe ku ka qarkulluar miliona euro nga një tender i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Shqipëri.

Bëhet fjalë konkretisht për tenderin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri, e cila fillimisht u mbajt nga OST në mars 2011.

Kompania kroate Dalekovod ofroi ta ndërtonte linjën për 36 milionë euro dhe Energoinvest për 29 milionë euro. Dalekovod u përzgjodh si fituese për shkak të ofertës më të mirë teknike. KfW dha dritën jeshile, por OST refuzoi ta nënshkruante kontratën. 

Kur ndryshoi qeveria dhe socialistët e kryeministrit Edi Rama erdhën në pushtet, një tender i dytë u mbajt dhe në dhjetor 2013 oferta e Energoinvest prej 29 milionë euro u përzgjodh. Në atë kohë socialistët qeverisnin së bashku me aleatët LSI-në. Pikërisht këtu del në skenë biznesmeni Vasil Kallupi.

Kompania fituese është kompania e regjistruar në Dubai, ‘AL Energy Transmission’ me drejtues biznesmenin Vasil Kallupin. Janë marrë 36 pagesa. Këto quhen pagesa konsulence dhe konjektura që janë bërë këto kontrata, dhe pagesa e parë është bërë në vitin 2013, këto pagesa janë 30% të shumës së kontraktuar. Duke qenë se këto janë kompani që operojnë jashtë territorit shqiptar, lindin dyshime që këto janë para korrupsioni.

Sipas shkrimit investigativ kompania fituese, Energoinvest i pagoi në total 3.6 milionë euro një kompanie të vogël konsulence to regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe në mars të vitit 2013– kompania "AL Energy Transmission". Pyetja që ngrihet: Kush është pritësi i këtyre parave në parajsën fiskale në Kajman? Nuk dihet se cili është, kush fshihet, politikan apo ndonjë person i mistershëm?!

Cili përfitoi 3,6 milionë eurot që u transferuan në ishujt Kajman? Në një arsyetim logjik të thjesht, pritësi i parave zakonisht është zyrtari që të ka dhënë tenderin, ose ndonjë politikan që fshihet pas këtij tenderi të majmë. Pyetja qe ngrihet, kush është politikani që fshihet pas Vasil Kallupit?!

Tenderi prej 29 milion euro në atë kohë është dhënë nga drejtori i LSI-së, Engjëll Zeqo. Në qeverinë "Rama 1" ministër i Energjetikës ishte Edmond Haxhinasto, po përfaqësues i LSI-së./ Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore