Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

U vesh si peshkatar dhe pistoletën ia vendosi në ballë/ Dumani rrëfen si i shpëtoi “preja” se i mbaruan plumbat: Qëllimi ishte vdekja...

U vesh si peshkatar dhe pistoletën ia vendosi në ballë/ Dumani

Një tjetër ngjare e rëndë është bërë publike për mediat, teksa Nuredin Dumani ka zbardhur tentativën e vrasjes së Arben Çetës, ngjarje kjo e ndodhur thuajse para 10 vjetësh në qytetin e Elbasanit.

I shpallur në kërkim për llogari të kësaj ngjarje është edhe Kamer Mehja. 

Në dëshminë e tij, Nuredin Dumani ka treguar se Kamer Mehja ka financuar vrasjen e Arben Çetës, por vrasja e tij nuk është arritur të kryhet. Çeta ishte një person problematik me ligjin, pasi në atë periudhë kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, për shkak se ishte akuzuar për një vrasje.

Dy vite pas tentativës së vrasjes, në vitin 2015, Çeta është ekzekutuar në Elbasan në makinën e tij në qendër të qytetit. Një krim që ende sot e kësaj dite nuk është zbuluar.

Dumani rrëfen lidhjen e kësaj tentative vrasjeje në 2012 me emrin e Kamer Mehja.

Ngjarja


Gati një dekadë më parë, në 15 nëntor 2013, në lokalin e S.B., u qëllua me armë zjarri 42-vjecarit Arben Çeta.

Drejt tij ishin si “dhuratë” vdekjeje u qëlluan katër plumba, por ai shpëtoi falë reagimit të tij, që ishte largimi me vrap prej vrasësve që e ndoqën edhe pse ai i pyeti vazhdimisht: “Ç’ke me mua?”.

Ai mori një plumb në kofshën e djathtë, teksa më herët kishte konsumuar kafe nën shoqërinë e një vajze dhe të fejuarit të saj.

I kthyer në një shënjestër, Çeta tregoi se kishte vetëm një muaj që kishte lënë burgun.

Pasi u përshëndet dhe u nda prej tyre për të shkuar drejt makinës, u përball me atentatorët.

Rrëfimi i Çetës

“Në momentin që hapa derën e makinës për të hyrë, kam dëgjuar një zë që tha Ndal!“.

I mbijetuari thotë se ktheu kokën dhe ka vënë re, që në një distancë rreth 12 metra, ishte një person i maskuar me maskë të zezë, i veshur me një si palë kominoshe ngjyrë gri dhe në dorë mbante një armë pistoletë.

Pak më poshtë tij, ishte një person tjetër me maskë dhe kishte veshur një xhup ngjyrë të zezë.

Personi që ishte më afër dhe që kishte armën në dorë, ka qëlluar me pistoletë dy-tre herë.

Çeta është spostuar, duke u mbrojtur te makina dhe ka shkuar drejt hyrjes së lokalit, ndërsa personi me pistoletë e ka ndjekur nga mbrapa.

Ai është futur brenda lokalit dhe ka shkuar deri tek banaku. Personi me armë e ka ndjekur dhe është afruar deri tek dera, ku ka qëlluar edhe disa herë të tjera tek xhami i derës, duke e dëmtuar atë.

“Nuk e kam parë se nga ka shkuar personi, pasi u fsheha tek banaku i frikësuar. Kam parë se isha plagosur në këmbën në djathtë sipër gjurit dhe po më rridhte gjak”.

Në dosje, thuhet se personeli i lokalit njoftoi policinë, teksa Çeta qëndroi i fshehur aty derisa mbërriti policia dhe autoambulanca.

Duke këmbëngulur se nuk e njohur atentatorin, i mbijetuari shtoi se kishte vrarë Astrit Stambollxhiun dhe familja e tij jeton në Elbasan, por me ta, që prej daljes nga burgu nuk ka pasur asnjë problematikë.

Dëshmia e Nuredin Dumanit

Thuajse 10 vite pas asaj ngjarjeje, Nuredin Dumani rrëfen për shënjestrën që i shpëtoi, vrasjen e të cilit ia kërkoi Talo Çela.

“Talo më ka dhënë si ndihmës shtetasin Tom Çela, i njohur si Tom Qorri, i cili do të ishte edhe ai në vrasje. Talo më pati thënë se këtë porosi e kishte marrë nga shtetasi Kamber Mehja, se për këtë vrasje do të merreshin 60.000 euro”.

Ndërsa vetë Nuredini do merrte 30.000 euro. Në këtë ngjarje do të vinte dhe Talo si shofer.

Nuredin Dumani shton se e ka takuar  Kamberin, i cili i ka dhënë një armë si dhe i ka treguar se ku ishte personi që do të vritej.

“Kemi shkuar tek lokali dhe Talo me makinë qëndron jashtë, ndërsa Nuredini hipi në një pishë që ndodhej në anësoren e parkingut të lokalit. Makinën e personit e kishte rreth 15 metra larg dhe e shikonte. Tomi ishte jashtë parkingut dhe do të ndërhynte nëse do të rrezikohej jeta ime. Pas rreth 1 orë e 20 minutash, del personi nga lokali dhe ishte i shoqëruar me persona te tjerë. Zbres nga pisha dhe shkoj në drejtim të tij me armë në dorë.

Ai më pa, por jo vetëm ai, edhe personat që ishin së bashku me të. Pasi më pa, tentoi të nxirrte një grua para tij dhe u largua duke u fshehur nëpër makina. Unë e ndiqja dhe e qëlloja. E kam plagosur në këmbë. Kur ai donte të hynte në lokal, e ndoqa nga pas, por mua më mbaruan fishekët dhe ia vura pistoletën tek koka, por shoh që pistoleta s’kishte më fishekë. Ai më thotë çfarë ke me mua? Unë nuk i them asnjë fjalë”.

I veshur me rroba peshkimi

Dëshmia tronditëse e Dumanit para prokurorëve është e qartë dhe tregon se ai së bashku me ndihmësit, kanë pasur si objektiv eliminimin e shënjestrës dhe jo paralajmërimin ndaj tij.

“Në këtë ngjarje, kam qenë i maskuar me kapuç në kokë, ku dukeshin vetëm sytë dhe goja dhe iha i veshur me rroba peshkimi. Largohem në drejtim të makinës ku më priste Talo dhe në atë moment Tom Çela më qëllon mua pa dashje, pasi ngatërroi objektiv dhe plumbi kap xhamin e makinës së atij që do të vrisnim, – vijon Dumani. – Më pas, jemi larguar të tre në drejtim të Cërrikut. Unë në kthesën e Cërrikut, afër stacionit të trenit, marr “A Clasin” tim dhe i ndjek nga pas, Talon dhe Tomin deri në Cërrik.

Aty e lëmë “Benzin” e ngjarjes në një parking pallati, që më pasi e hoqi Talo të nesërmen. Tek ura e zezë, kemi hedhur armën e ngjarjes dhe rrobat dhe jemi larguar. Me makinën time kam çuar Talon dhe Tomin në lokalin e Talos që ndodhet përballë burgut në Metalurgjik. Për këtë ngjarje nuk morëm lekë pavarësisht se Talo më premtoi. Më vonë rashë në burg dhe s’kisha kontakte më me ta”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore