
“U rrit me lekë”/ Flet për herë të parë babai i Aleksandër Sadikajt pas atentatit: Si ia mbylla me para dënimin për vjedhje
Ka folur për herë të parë për mediat babai i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt, Fatmir Sadikaj pas vrasjes së të birit me eksploziv në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat Fatmir Sadikaj rrëfeu jetën e të birit, duke thënë se është rritur me lekë, siç tregoi i ati, i ka dërguar lekë vetë nga Anglia, ku punonte si emigrant.
Sa i përket dënimit të 27-vjeçarit për vjedhje, Fatmir Sadikaj pranoi ngjarjen, duke u shprehur se e ka mbyllur vetë atë çështje me lekë.
“Aktiviteti i Aleksandrit, ndoshta e kam fut dhe unë me duart e mia, pasi ai ka krejt rrjedhën e punës sime. Ai ka lindur e rritur me lekë. Jeta e tij ka qenë në emigrim, e kam marr unë në krah 1 vjeç dhe e kam çuar në Greqi. Pastaj, unë kam ikur në Angli, ku i kam dërguar lekë familjes së Aleksandrit. Janë të gjitha me dokumente, është e kotë të hidhem e përdridhem unë. Janë të gjitha të dokumentuara, i ka gjykatësi në Berat. Kur jam ndarë, kam dalë vetëm me një xhaketë dhe isha i detyruar t’ua lija të gjitha fëmijëve. Unë jam divorcuar para tetë vitesh. Nuk mora asgjë, përveçse një xhaketë nga ajo shtëpi. I kishte të tëra djali im, i shtrenjti im që më iku, krahu im i djathtë”.
Lidhur me akuzat për vjedhje ndaj Aleksandrit, babai i të ndjerit tha se “E di atë gjë, e kam mbyllur unë. Në atë kohë më janë vardisur mua që të më marrin lekë, se kisha ardhur nga Anglia. Le të ballafaqohen me mua. Ata e kanë mbyllur atë çështje, po me lekë. I ka thënë një shokut të tij t’i hedhë një thikë, shoku i tij ja ka hedhur dhe ka prerë një kabull. Aleksandri nuk kishte fare nevojë për lekë. Aleksandri është dënuar, e kam mbyllur unë me lekë. Nuk di që të ketë akuza të tjera ndaj Aleksandrit. Nuk kemi rrjedhur nga këto familje, jemi familje që jetojmë me djersën tonë në majë të malit”.


Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla
Aktualitet




