Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

U qëllua me ARMË zjarri teksa po ecte, humb jetën 44-vjeçari në Vaun e Dejës

U qëllua me ARMË zjarri teksa po ecte, humb jetën

Një person i cili mbërriti i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. 

Shtetasi Pjeter Kola nga fshati Ungrej i Lezhës fillimisht është paraqitur nga dy persona ende të paidentifikuar në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës. Më pas nga aty është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Është ende e paqartë se cili është vendi ku është plagosur shtetasi Pjetër Kola në Lezhë, në zonën e Vaut të Dejës apo në ndonjë zonë tjetër. Dy personat ende të paidentifikuar thjesht e kanë lënë tek qendra shëndetësore në Vaun e Dejës dhe më pas janë larguar.

Edhe arsyet e plagosjes së 42-vjeçarit Pjeter Kola mbeten ende të paqarta.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore