Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

U kap me 20 kg kokainë/ Zbulohet lëvizjet e fundit e Agim Kajmakut, 5 ditë para arrestimit udhëtoi nga Tirana në Itali

U kap me 20 kg kokainë/ Zbulohet lëvizjet e fundit e Agim Kajmakut, 5

Agim Kajmaku, ish kryetari i Bashkisë së Vorës, vetëm 5 ditë para arrestimit me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij në Grottamare në provincën e San Bendetto del Tronto në Itali, kishte udhëtuar nga Tirana në Ancoa.

Bëjhet me dije nga burimet për mediat se dyshja kishte udhëtuar me avion.

Ndërkohë kujtojmë se Agim Kajmaku dhe nipi i tij, Edmond Kajmaku u vunë në pranga pasi u kapën me 20 kilogramë kokainë. Nëse kjo sasi do të hidhej në treg do të arrinte fitime deri në 1 milionë euro. Monterubbiano ishte kryqëzimi i kokainës, pasi sipas mediave italiane dyshohet se më pas shpërndahej në qytete të tjera në Itali ose çohej deri në Holandë.

Autoritetet e policisë italiane njoftojnë se e gjetën drogën brenda vazove të luleve që ishin blerë nga kompania, ku Agim Kajmaku ishte aksioner, ndërsa tashmë është në pronësinë e bashkëshortes së tij. Kjo ka bërë që hetimet të shtrihen edhe në Shqipëri.


Ditët e fundit në portin e Durrësit është ushtruar kontroll në një prej kamionëve të kompanisë shqiptare. Aty janë zbuluar disa vende të fshehta ku dyshohet se futej droga megjithatë, brenda mjetit nuk është konstatuar asnjë sasi droge. Prandaj autoritetet dyshojnë se kjo është skema se si kanë arritur të lëvizen qindra kilogramë drogë.

Il Resto Del Carlino thotë se policia shqiptare ka arritur që të zbulojë edhe një llogari bankare në emrin e gruas së Kajmakut me 2 milionë Dollarë brenda. Nën hetim është origjina e këtyre parave.

Hetimet janë zgjeruar edhe për nipin e Kajmakut. Sipas mediave italiane 34 vjeçari Edmond Kajmaku para se të arrestohej ai jetonte në Monterubbiano kurse më herët ka qenë drejtor i UKT.


“Pra dy persona të padyshuar: Një politikan dhe një ish-ekzekutiv i rëndësishëm. Megjithatë, të dy kanë lëvizur kilogramë të tërë me drogë me supozimin se mbështeten nga krimi i organizuar shqiptar”, shkruan media italiane.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore