Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

U ekzekutuan nga e njëjta dorë për pazaret e drogës, kush i urdhëroi vrasjet e dy miqve trafikantë?

U ekzekutuan nga e njëjta dorë për pazaret e drogës, kush i

Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj ishin miq mes tyre. Nuk i lidhte mosha, sepse i pari ishte 39 vjeç e i dyti shumë më i ri vetëm 23 vjeç. Nuk i kishte bërë miq as ndonjë lidhje familjare, a shoqërore. Por thjesht trafiku i drogës. Por, miqtë janë ekzekutuar jo më larg se 9 ditë nga njëri-tjetri.

Atentatet ndaj dy miqve Ramazani dhe Runaj janë kryer nga vrasës të paguar, fakt që tashmë është bërë publik edhe nga vetë Policia pas hetimeve për më shumë se 10 ditë dhe ku janë siguruar prova materiale, filmike e dëshmi konkrete.

Në 20 korrik, një atentat nga ata që shpesh etiketohen edhe nga policia si të tipit mafioz u ekzekutua Emiljano Ramazani. Autorët si në të gjitha rastet e këtyre krimeve u larguan duke lënë pas vetëm makinën e djegur me të cilën kryen vrasjen. Për këtë ekzutim nga makina, autorëve i mjaftoi vetëm 30 sekonda.

Policia atë ditë edhe pse me forca të shumta nuk mundi të jepte një sinjal jeshil se ishte në gjurmë të autorëve. E aq më pak të ishte në misionin e saj për të parandaluar një tjetër krim që kishte lidhje me vrasjen e Ramazanit.

Policia nuk arriti të identifikonte miqtë e viktimës, mes të cilëve edhe Regis Runaj. Ky i fundit i njohur thuajse nga gjysma e qytetit si mik me Ramazanin (Emilano Qorrin)  u ekzekutua 9 ditë më parë në afërsi të varrezave të qytetit. Runaj dhe autorët e arrestuar tashmë Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili sipas Policisë kishin njohje mes tyre, por edhe pazare për të larë mes tyre, por për trafiqe droge.

Madje, si “shokë të mirë” ata kanë konsumuar drogë dhe më pas janë bërë pjesë e krimit. Jo pak, por plot 27 thika janë ngulur në trupin e të riut Runaj.

Por ka edhe një tjetër detaj, që Policia nuk e tha në deklaratën e saj për shtyp, por e shkruar qartë në dosjen e krimit. Në vendin ku u vra Runaj janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine. Kjo gjë ka shtuar dyshimet se Runaj është marrë me makinë nga një vend ende i pa përcaktuar qartë.

Për policinë është më se e qartë se vrasja e Ramazanit dhe e Runajt të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës apo konfliktet për ndarjen e territorit dhe se e njëjta dorë ka kryer këto atentate. Hetimet e policisë nxorën se Runaj ishte marrë në telefon nga dy autorët e ngjarjes, pasi njiheshin dhe akti vrasjes ndodhi pasi kishin konsumuar sasi të lëndës narkotike.

Ajo që është tashmë mbetet shqetësim ka të bërë me mos identifikimin ende të urdhëruesve të atentateve, e sidomos pas prononcimit zyrtar të Policisë se të arrestuarit Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili janë paguar për të dy këto vrasje.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore