Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

U dënua për shpifje/ Përmbarimi shkon në portalin e familjes Berisha, Syri.net

U dënua për shpifje/ Përmbarimi shkon në portalin e familjes

Top Channel dhe drejtuesi e saj, prej kohësh kanë fituar një gjyq kundër portalit Syri.net, duke e dënuar këtë të fundit për shpifje. Ky portal tashmë i kthyer në një televizion, prej disa kohësh ka sulmuar në mënyrë të përsëritur me shpifje, drejtuesit e medias më të madhe në Shqipëri, Top Channel.

Për këtë arsye, Top Channel vendosi ta padiste për shpifje Syri.net, duke i kërkuar përgënjeshtrim të shpifjeve që kishte publikuar, ndjesë publike dhe një shumë monetare për dëmtim imazhi.

Gjyqi u fitua me vendim të formës së prerë, por sot e kësaj dite portali i familjes Berisha nuk e ka zbatuar vendimin. Pas vendimit, Top Channel iu drejtua zyrës përmbarimore, e cila ka para disa ditësh i ka dërgura njoftim Syri.net, që të shlyejë detyrimin si palë e dënuar nga gjykata.

Shkresa është dërguar pranë Organizatës Jofitimprurëse “Qendra për informim të hapur”, pasi kështu është regjistruar portal Syri.net, për të humbur gjurmët tatimore dhe deklarimet vjetore pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

“Debitori Syri.net duhet të shlyejë detyrimin monetar ndaj kreditorit Top Channel, të botojë vendimin ekzekutiv të gjykatës si i dënuar për shpifje si dhe të publikojë një deklaratë përgënjeshtruese” – thuhet në lajmërimin e zyrës përmbarimore “Best 2010”.

Syri.net nuk ka reaguar ende ndaj institucioneve ligjzbatuese, por ka shumëfishuar shpifjet ndaj Top Channel dhe drejtuesëve të saj. Prandaj, në ditët në vijim, janë duke u përgatitur sërish disa padi të tjerë për shpifje për këtë portal të dënuar njëherë për shpifje.

U dënua për shpifje/ Përmbarimi shkon në portalin e familjes

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore