Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

TRONDITI Shkodrën me vrasjen e pronarit / Flet autori: Debati nisi për qiranë, më pas..

TRONDITI Shkodrën me vrasjen e pronarit / Flet autori: Debati nisi për

Lekë Vuksani ka dhënë dëshminë e tij në polici, në lidhje me vrasjen për qiranë e shtëpisë ku i mori jetën Petrit Vuksanit. Autori i dyshuar Lekë Vuksani që u arrestua nga policia pas 21 orëve në kërkim, ka dhënë dëshminë e tij për policinë vendore të Shkodrës, ku ka pohuar se njihej me viktimën. 34-vjeçari ka deklaruar se të dy janë nga Dukagjini dhe se i kishte marrë shtëpinë me qira prej disa kohësh.

Por muajt e fundit viktima dhe autori janë konfliktuar disa herë për qiranë, pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike, të cilat pronari Petrit Vuksani që mbeti i vrarë ka pretenduar se nuk janë paguar nga qiramarrësi Lekë Vuksani.

Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. 34-vjeçari u vu në pranga falë bashkëpunimit të policisë së Shkodrës me forcat RENEA. Autoritetet po ashtu kanë mundur të sekuestrojnë edhe armën e krimit.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë, por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja, Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar i vrasjes, në bisedën me efektivët. Pavarësisht pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia ka prova se armën e solli autori i dyshuar me vete dhe se ishte e tij. 

Për hedhjen dritë të kësaj ngjarje, duket se ka patur një bashkëpunim nga ana e vëllait të autorit të dyshuar me policinë Shkodër.  “Unë e kam njohur Petritin, por edhe vëllain e Petritit e njoh dhe e kam shumë shok. Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për vrasjen që do të kryente vëllai im, sepse po ta kisha ditur do bëjë maksimumin për ta parandaluar. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur sepse kisha miqësi me familjen e viktimës”, deklaroi vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes.

Pas vrasjes u fsheh në banesën e një shtetaseje, si u kap 34 vjeçari në Shkodër

34-vjeçari pas vrasjes, ka kërcënuar me armë zjarri një shtetase dhe është fshehur brenda banesës së saj në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër. Gjithashtu në banesën ku ai ka qëndruar është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e krimit, tip automatik.

Gruaja në të cilën shkoi pas vrasjes shtetasi Lekë Vuksani ka dhënë dëshminë e saj. Autori i dyshuar i vrasjes e njihte zonën, sepse më përpara në një shtëpi përballë kishte qëndruar me qira vëllai i tij. 34-vjeçari sipas dëshmisë së gruas, pasi është futur në banesë me armë në dorë i ka thënë se nuk të bëj asgjë. “Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

Petrit Vuksani kishte rreth një muaj i ardhur nga Anglia. 51-vjeçari shkoi për të nxjerrë jashtë Lekë Vuksanin që ia kishte dhënë shtëpinë me qira, pasi pretendonte se nuk kishte kryer pagesat. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore