
Tritoli në Durrës/ Pronari: Është e pesta herë, më kanë hedhur benzinë dhe më kanë gjuajtur me armë! Do marr masa...
Shaban Aga është 58-vjeçari që iu vendos tritol në derë të biznesit në Durrës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Në një deklaratë dhënë për mediat ai u shpreh se kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. Sipas 58-vjeçarit dy herë i është hedhur benzinë në makinë dhe dy herë të tjera është gjuajtur me armë në drejtim të biznesit. Mbrëmjen e djeshme iu vendos një sasi tritoli. Policia ka identifikuar ai autor të dyshuar shtetasin D.K, 31 vjec, banues në Burrel.
" U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë ardhur i kanë hedhur makinës benzinë, dy herë të tjera kanë gjuajtur me armë, mbrëmë kanë ardhur kanë hedhur tritol. Unë s’kam konflikt me njeri. Pyesni gjithë zonën, gjithë lagjen. Policia bën punën e vet, ai personi me mua nuk ka pasur asnjë konflikt. Ai personi mua më ka thënë dy llafe, dhe ato që ka thënë, i ka thënë në polici. Ky muhabet ka pak a shumë 6 muaj. Kaq di. Dyshimet i ka vetë policia, ta zbardhin këtë çështje. Unë jam në shtëpinë time, në punën time, në hallin tim.
Policia të bëjë punën, unë për vete s’i kam borxh askujt. Mbrëmë në shtëpi isha. Shpërthimi ishte shumë i fortë, unë për fat isha vetëm në shtëpi, gruan nuk e kisha aty, çunat i kam jashtë. Vetëm drejtësi, të zbardhet sa më parë kjo çështje. Ose do marr masat e mia, nuk do rri me duar në xhepa."- tha Aga.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 03:10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të Shaban Agës.


Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq
Aktualitet




