Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Trilleri i fshirjes së deklaratës nga PE dhe rikthimi i paranojës për takim Basha-Rama në mes të natës

Trilleri i fshirjes së deklaratës nga PE dhe rikthimi i paranojës

Ka një situatë si tek librat e Agatha Christe-s prej 24 orësh pas një deklarate që u lëshua në portalin zyrtar të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Në fillim Komisioni i Punëve të Jashtme i PE-së, që drejtohet nga njeriu i Merkelit, gjermani David Mc Allister, por edhe një socialiste portigeze si Isabel Santos, e cila është edhe reportere për Shqipërinë, lëshoi një deklaratë e cila ishte shumë e rëndë për Edi Ramën pasi bënte të ditur se çdo veprim tjetër i mazhorancës pa marrë OK e Partisë Demokratike do të quhej si prishje e “5Qeshorit” e përfundimisht nuk do të nisnin bisedimet me BE-në.

Deklarata e europarlamentarëve ndodhi pikërisht pas qëndrimit të Edi Ramës në grupin e PS-së, kur deklaroi se do të komunikonte me të gjithë ata europarlamentarë që kishin reaguar për ndryshimet kushtetuese.

Zyrtarisht, zyra e shtypit të PE-së thekson se fshirja u bë ngaqë nuk ishte ngarkuar version përfundimtar, dhe e konsideron problem teknik, por realisht duket më shumë.

Pas kësaj, në mënyrë të papritur, deklarata e publikuar është fshirë, duke u lënë mbi 12 orë si error (gabim në faqe) për t’u publikuar sot në një variant më të zbutur.

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor”, thekson deklarata, e cila bën të ditur se nuk do të ketë kundërshtim për miratimin e ndryshimeve kushtetuese por kërkohet një marrëveshje edhe me PD.

Pra një serie të re negociatash, të cilat në fakt i ka paralajmëruar edhe Edi Rama dy ditë më parë.

Negociata, që duket se kanë nisur të përgatitur, pikërisht nga grupimi i komisionit të jashtëm të PE, i cili do të jetë kyç për çështjen e nisjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE.

Kreu i këtij komisioni, McAllister duket synon edhe suksesin e munguar 4 vjet më parë kur Lulzim Basha nuk pranoi paketën e tij për zgjidhjen e krizës së çadrës.

E pikërisht këto negociata, duket se kanë krijuar edhe një paranojë të re tek opozita se mos ka takim mes Ramës dhe Bashës në orët e vona të natës.

Ndaj edhe Ilir Meta, ka telefonuar kreun e PD-së siç e thotë vetë “pa gdhirë” për tu takuar sërish në Presidencë.

Kësaj radhe, Meta nuk ka besim t’i lërë tjetër njeriu Bashës afër, si Vasili në 2017-ën dhe Monikën për Teatrin. Ka vendosur të rrijë zgjuar vetë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore