Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Trajtimi i mbetjeve në Krujë/ Prej dy dekadash hidhen në pika të palicensuara, nuk plotësojnë kushtet

Trajtimi i mbetjeve në Krujë/ Prej dy dekadash hidhen në pika

Bashkia Krujë i hedh mbeturinat prej dekadash në dy pika të palicencuara. Sipas ligjit, mungesa e lejes mjedisore konsiderohet krim mjedisor dhe dënohet nga 1-7 vite burg. Por ndersa institucionet kane mbyllur syte, Bashkia Krujë pranon se prej vitesh operojnë pa plotësuar këtë kriter të rëndësishëm.

 “Ne kemi dy vendgrumbullime, të hapura me vendim të këshillit bashkiak, njeri në vitin 2013 dhe tjetri funksionon që nga viti 2004. Që të dy jane pa leje mjedisore, pasi nuk plotësojnë parametrat për t’u pajisur me leje mjedisore”, thotë Drini Masha, këshilltar, bashkia Krujë

Top News kontaktoi me Agjencinë Kombëtare Të mjedisit, në lidhje me mungesën e Lejes mjedisore, por ata sqaruan se objekt i punës së tyre janë vetëm ato subjekte që janë të pajisur me leje mjedisore. Ligji ia ka ngarkuar Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kontrollin e të gjithë atyre që kryejnë krim mjedisor, vepër e cila konsiderohet e tillë edhe kur operon i pa pajisur me Leje Mjedisore. Drejtuesit e këtij inspektoriati shpjegojnë se bashkia Krujë është gjobitur për mungesë të lejes së mjedisit, por shpëtimi për pezullimin e dy vendgrumbullimeve ëhstë gjetur tek leja provizore me të cilën ata operojnë.

 “Nga komunikimet tona me drejtorinë e Durresit, e cila monitoron edhe Krujën, vendgrumbullimet e Krujës dhe të Fushë-Krujës janë pa leje mjedisore, por nuk janë marrë masa për pezullim për shkak se janë provizore. Dy javë me parë kemi gjobitur kryetarin e bashkisë Kruje për këtë çështje. Po ashtu për ndotjen që i shkaktojnë mjedisit me këto vendgrumbullime janë gjobitur edhe disa bashki të tjera si Lushnja, Durrësi”, shprehet Gru Seferi, zv/kryeinspektor IKMT.

Bashkia Krujë sqaron se ata i kanë duart e lidhura për të ofruar një zgjidhje afatgjatë, pasi mungojnë fondet. Ata sqarojnë se aktualisht kanë nisur bisedimet me ministrinë e Mjedisit për ti dhënë përfundimisht zgjidhje çështjes së mbeturinave në Krujë.

 “Ministria e Mjedisit është në dijeni dhe kemi zhvilluar disa takime te tre bashkitë që e kanë urgjencë mjedisore çështjen e mbeturinave ( bashkia Krujë, bashkia Fushë-Kruje dhe bashkia Shijak) për gjetjen e një zgjidhjeje. Shpresojmë që vitin që vjen ky problem të zgjidhet përfundimisht dhe ne të fillojmë dergimin në Sharrë. Sigurisht që kjo do të shoqerohet me kosto shtesë, pasi bashkia nuk ka buxhet për t’i mbledhur mbetjet dhe dërguar në venddepozitimet aktuale, ndërsa kostoja e dërgimit nga vendepozitimet tona deri në Sharrë do subvencionohet nga buxheti i shtetit.”, thotë Drini Masha

Institucionet pranojnë se në shumicën e bashkive, venddepozitimet e mbetjeve funksionojnë pa leje mjedisore. Megjithësë leja mjedisore është një kriter thelbësor për të ushtruar një veprimtari të tillë, këto pika grumbullimi të mbeturinave funksionojnë prej dekadash në paligjshmëri. /Top News

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore