Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Tragjedia e Kombinatit, vetëflijim i paralajmëruar?

Tragjedia e Kombinatit, vetëflijim i paralajmëruar?

Një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, mbi vdekjen e një gruaje dhe vajzës së saj në banesë në një lagje të Kombinatit, ka tronditur mbarë opinionin publik në vendin tonë.

Tragjedia do të kishte bilanc edhe më të rëndë, nëse anëtarja e tretë e familjes nuk do t'i shpëtonte vdekjes për mrekulli. Zhaneta Josifi dhe vajza e saj, Anisa Josifi u gjetën të pajeta dhe pas kontrollit të policisë rezultoi se viktimat nuk kishin shenja dhune çka linte të kuptohej se bëhej fjalë për vetëflijim. Që në daljen e parë për mediat, drejtuesit e policisë përmendën si fakt dyshues disa broshura me përmbajtje fetare që mund të kenë nxitur vetëflijimin e viktimave.

Pak orë më vonë, vajza tjetër e Zhanetës, Blerta në deklaratën e saj pas marrjes së ndihmës së parë në spital, tregoi se ishin sakrifikuar për ringjalljen.

Kaq u desh që në media të qarkullojë lajmi se viktimat ishin praktikante të organizatës së “Dëshmitarëve të Jehovait”. Kjo shkaktoi një reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale ku pas çdo lajmi të publikuar në portale mbi ngjarjen në fjalë, të vërshonin komente negative ndaj organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait.

Ekspertiza mjeko-ligjore, ka konstatuar sot se një nga vajzat, Anisa Josifi, mbahej e vdekur në banesë prej 15 muajsh dhe nëna e motra e saj e lyenin trupin me një solucion kundër dekompozimit. Nga dëshmia e vajzës në spital, mësohet të jetë shprehur se u është dashur të bëjnë shumë sakrifica për ringjalljen.

A u detyruan viktimat të vetëflijohen prej Dëshmitarëve të Jehovait?

Në portalin zyrtar të Dëshmitarëve të Jehovait, https://www.jw.org, ndër të tjera mund të lexosh mbi bindjet e anëtarëve të kësaj organizate, kush janë dhe çfarë besojnë.

Aty thuhet se aspektet bazë të adhurimit të “Dëshmitarëve të Jehovait” janë: “I luten zotit; Lexojnë e studiojnë Biblën; Meditojnë për atë që lexojnë në Bibël; Mblidhen bashkë për t’u lutur, për të studiuar Biblën, për të kënduar, për të shprehur besimin dhe për të inkurajuar bashkëbesimtarët e të tjerët; 5. Predikojnë ‘lajmin e mirë për mbretërinë; Ndihmojnë nevojtarët; Ndërtojnë e mirëmbajnë Sallat e Mbretërisë dhe godina të tjera që përdoren për të çuar përpara veprën tonë botërore të arsimimit biblik; Ndihmojnë në rast katastrofash”.

Nëse viktimat do të ishin dëshmitare të Jehovait, ato duhet të shoqëroheshin me anëtarë të tjerë të Organizatës, sepse siç lexuam më lart, një nga aspektet e adhurimit që zbatojnë anëtarët e kësaj organizate  janë mbledhjet e takimet mes miqsh me të cilët studiojnë Biblën dhe këndojnë këngë kushtuar Perëndisë.

Tragjedia e Kombinatit, vetëflijim i paralajmëruar?

Por, nga faktet e sjella në media prej fqinjëve të familjes Josifi, gruaja dhe dy vajzat e saj kishin muaj që nuk dilnin jashtë banesës. Një tjetër fakt është se Dëshmitarët e Jehovait, duke i konsideruar anëtarët e organizatës si vëllezër e motra kanë në vëmendje familjet e anëtarëve që kanë nevojë për ndihmë.

“Në organizatën tonë nuk mund të jesh indiferent, nëse një motër apo një vëlla vuan nga ndonjë sëmundje, apo ka mungesë ushqimi. Në Bibël thuhet "Se do t'ju njohin nga frytet e frymës të cilat janë dashuria, toleranca mbi të gjitha dashuria", citon për gazetën "Shqip", një dëshmitare e Jehovait.

Të premten në mesditë, ka reaguar edhe vetë Organizata e Dëshmitarëve të Jehovait e cila ka hedhur poshtë pretendimet se viktimat ishin anëtare të kësaj organizate.

"Pjesëtarët e familjes Josifi, jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait", thuhet në deklaratën për mediat dhënë nga përfaqësuesi i kësaj organizate Arben Lubonja.

Ringjallja dhe vetflijimi

Por, pse në çdo ngjarje të tillë tragjike, sa herë flitet për ringjallje dhe vetëflijim, përmendet organizata e Dëshmitarëve të Jehovait? Policia deklaroi se në banesën e viktimave u gjetën fletushka dhe materiale me përmbajtje fetare.

Më tej në rastin e ngjarjes së Kombinatit, ajo çfarë nuk u theksua ishte fakti që viktimat kishin shenja të mos ushqyerjes, e cila mund të kishte qenë pasojë e një vendimi ekstrem. Në besimin mysliman, edhe agjërimi është një akt i lartë sakrifice në emër të dashurisë për zotin, që ai të falë gabimet e mëkatet dhe të pastrojë shpirtin prej tyre.

Ndërsa në Bibël thuhet se Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëm lindur, që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.

Tragjedia e Kombinatit, vetëflijim i paralajmëruar?

Vetë Jezusi e shpjegoi domethënien: “Do të ngrihet edhe Biri i njeriut, që kushdo që beson tek ai, të ketë jetë të përhershme”. Pra, çlirimi nga mëkati erdhi prej flijimit të Jezuit dhe sipas asaj që beson organizata e Dëshmitarëve të Jehovait, përmes besimit në veprën e Jezuit dhe pagëzimit mund të përfitosh shpërblesën e jetës së përhershme.

Dëshmitarët e Jehovait nuk besojnë se pas vdekjes njerëzit shkojnë në ferr apo parajsë, por ata besojnë atë çfarë është e shkruar në Bibël; Që njerëzit që vdesin pushojnë së ekzistuari dhe që Perëndia do të ringjallë miliarda veta. Por për të shkuar deri në këtë përfundim, një person që dëshiron të jetë anëtar i organizatës së Jehovait është i detyruar të studiojë Biblën me dy persona anëtarë të kësaj organizate.

"Në fund të procesit të njohjes së fjalës së Perëndisë, me vullnet të lirë personi dëshiron ose jo të pagëzohet, çka e zyrtarizon atë si anëtar të Organizatës", thotë një nga dëshmitarët e Jehovait për gazetën "Shqip".

Por, përveç anëtarëve të Organizatës së Jehovait, cilat organizata të krishtera predikojnë ringjalljen? Në Tiranë ka me dhjetëra kisha ungjillore, baptiste, protestantë, mormonë që predikojnë Biblën. Por asnjë prej tyre nuk është atakuar direkt. Ndonëse dhe ata ndalojnë në rrugë, të ftojnë të vizitosh mjediset teokratike, të ofrojnë studim të Biblës, por asnjë prej tyre s'ka qenë në qendër të akuzave sa Dëshmitarët e Jehovait.

Tragjedia e Kombinatit, vetëflijim i paralajmëruar?

Në rastin e ngjarjes së Kombinatit, historia e trishtë e vdekjes së nënës e vajzës duhet parë në planin social më shumë se çfarë u tha në këto orë. Një vdekje e paralajmëruar nisur nga fati i babait të vajzave i cili sipas dëshmive të fqinjëve kishte humbur jetën tragjikisht në të njëjtën formë.

Vetëflijimi është një akt personal që  më shumë se bindjet fetare duket se ka rrënjët në problemet psikike e sociale të individëve. Gjatë ditës së sotme, Blerta Josifi është transferuar në shërbimin e Psikiatrisë në QSUT.

Ekspertët do të verifikojnë shëndetin mendor të vajzës e cila sot, përveçse e mbetur pa familje do të duhet të mbajë mbi supe dhe peshën e arsyes reale që e nxitën atë dhe njerëzit e saj më të dashur t'i thonë "JO" jetës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore