Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Trafikanti me dy mbiemra/ Me numrin 210 kërkohet brenda dhe jashtë Shqipërisë

Trafikanti me dy mbiemra/ Me numrin 210 kërkohet brenda dhe jashtë

Artur Koleci, i njohur edhe me mbiemrin Çartis është personi që duhet të japë llogari për pasurinë jo vetëm në emrin e tij, por edhe të personave të afërm. I përfshirë në listën e Operacionit Forca e Ligjit, Koleci rezulton një person me një të kaluar të errët. Ai rezulton në listën e personave më të kërkuar në vitin 2013.

Në atë kohë, Policia e Shtetit publikoi një listë me personat më të kërkuar brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë dhe Koleci mbante numrin 210. Për kapjen e tij u zhvilluan disa operacione, që të gjitha rezultuan pa sukses. Një prej arsyeve që bëri publike policia në atë kohë ishte edhe ndryshimi i mbiemrit nga Koleci në Çaartis.

Artur Koleci në vitin 2008 është shpallur fajtor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe u dënua në mungesë me 12 vjet heqje lirie nën akuzën e trafikut të drogës, akuzë për të cilën ai përfitoi ulje një të tretën e dënimit, pasi përmes avokatit të tij pranoi akuzën.

Nga gjykimi ai u dënua me 7 vjet e 4 muaj heqje lirie në mungesë, ndërsa që prej asaj dite rezulton në kërkim. Tashmë njësia OFL i ka dërguar në adresën e tij formularin, të cilit ka afat 48 orë për ta plotësuar. Më tej të dhënat do dërgohen në SPAK. Do të jetë Prokuroria Speciale që do kërkojë sekuestrimin e pasurive të tij, e cila bëhet përmes një vendimi gjykate.

Rrjeti në të cilin dyshohet se bëntë pjesë edhe një tjetër person, mendohet se e kalonte drogën nga Selaniku i Greqisë me destinacion Korçën, Tiranën dhe Kavajën. Droga, rreth 8 kilograme heroinë, për të cilën filluan hetimet u kap asokohe në automjetin e markës "Mercedez-Benz", me targa KO 2374 B, në pronësi të Redian Beçokut.

Por, ky i fundit zbuloi rrjetin. Ai tregoi në detaje se kush ja kishte dhënë pakon për ta dërguar në destinacion dhe sa ishte paguar për një porosi të tillë. Dëshmia e tij u vërtetua dhe pas hetimeve edhe në rrugë operative rezultoi se trafikanti ishte pikërisht Artur Koleci.

Jo vetëm ky rast, por Policia hetoi edhe raste të tjera më vonë se viti 2008 dhe rezultoi se Koleci ishte pjesë e një trafiku droge të llojit heroinë nga Turqia në Greqi, më pas në Shqipëri dhe destinacion final Italinë. Ndaj tij u kryen disa kërkime, por pa mundur të bjerë në pranga.

Madje, në vitin 2013 Policia e Shtetit publikoi emrat e personave të shumë kërkuar të Interpol Tiranës. Në listën prej plot 742 emrash bien në sy emra proverbial, të cilët prej më shumë se një dekade qëndrojnë në krye të kërkim ndërkombëtar, ndërsa janë të vënë nën akuzën e vrasjeve ose fajësia e tyre është e dënuar me burgim të përjetshëm.

Në këtë listë ende gjenden persona të cilët akuzohen për Krime të Rënda të cilët janë të arrestuar në vende të ndryshme të botës, por ka edhe nga ata të shumëkërkuar dhe të shumë akuzuar të cilët kanë kërkuar strehim politik ndërsa emrat e tyre vijojnë të jenë në krye të listës prej vitesh.

Në listën e bërë publike nga Policia e Shtetit, e cila ende ka emra për të shtuar, bie në sy se 47 prej të kërkuarve rezultojnë të jenë të dënuar me burgim të përjetshëm, krimet e të cilëve janë kryer në vitet ‘97- 98.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore