
Top Story zbulon skemën mafioze për zhvatjen e kredive dhe fundosjen financiare të qytetarëve
Emisioni investigativ Top Story solli të martën një skemë strukturuar nga fondacione apo institucioneve financiare, jo banka,ku shumë njerëz kishin rënë viktima e kredive të marra. Këto institucione blejnë kreditë e këqija të bankave apo dhe të institucioneve të tjera.
Skema është ndërtuar duke përdorur në formë të lidhur dhe strukturuar veprime të koordinuara të avokatëve, përmbaruesve, agjentëve të institucionit financiar jo bankë, dhe një agjencie mbledhje borxhesh: MCA, ADCA, ZIG, FLASH, FS, Final, Consulting Company. Këto shoqëri të lidhura mes tyre nga Arben Meskuti dhe Olsi Ibro përmes kësaj skeme, kanë futur në një rreth vicioz me qindra qytetarë të përfshirë në procese fiktive përmbarimi dhe bankare, të cilëve ju është imponuar marrja e detyruar e kredive të reja të Micro Credit Albania.
Skema është ngritur nga Arben Meskuti me disa role si, avokat, përmbarues, bankier (ADCA, ZIG, FLASH, FINAL) bashkë me notere Ernela Çuberi (bashkëjetuese) dhe Olsi Ibro me rolin e avokatit dhe themeluesit të ADCA bashkë me bashkëshorten Elda Ibro, kontabiliste dhe pronare e MCA.
Kreditë e këqija të bankave të nivelit të dytë blihen nga këto institucione financiare dhe përmbarimore. “Blerja e borxhit është në vetvete një aktivitet i ligjshëm. Problemi është çështja social” u shpreh Panajot Soko, ekspert ekonomie.
Pyetja që lind është se kur banka duhet ta shes një kredi? Për këtë nuk ka një kohë të përcaktuar. Legjislacioni shqiptar nuk ka një parashikim për këtë. Bankat përdorin ligjin tregtar. Duke qenë se kredia është pjesë e portofolit të bankës ajo mund ta shes kur të dojë. Këtu shfrytëzohen mangësitë e adaptimit të rregullave të Bazelit, të bankingut, në Shqipëri.
Institucionet financiare që e blejnë këtë kredi përdorin metoda jo konvecionale për ta rimarrë kredinë. Ose e thënë më qartë, ata shfrytëzojnë dobësinë e klientit dhe ky i fundit detyrohet të marrë kredi mbi kredi, duke u zhytur edhe më thellë në borxhe.
E gjithë kjo skemë ka paligjshmërinë e vetë që në fillim. Nis me shkelje të ligjit që në momenti që e shet kredinë banka e nivelit të dytë. Kjo pasi njerëzit nuk njoftohen, edhe pse është detyrim që të njoftohen.
Shkelja e dytë ka të bëjë me ndryshimin e termave të kontratës dhe kushteve financiare. Gjë që nuk duhet të ndodhë. Por këtu ndodh dhe nuk ka transparencë se si bëhet kalimi nga banka të shoqëria e rikuperimit të kredisë.
Në këto kushte klientit i lind e drejta që të shkojë në gjykatë, ku në shumicën e rasteve, ata fitojnë. Këtu flasim për ata persona që e njohin ligjin dhe të drejtat e tyre. Kështu një kompani e cila është gjetur nën presionin e MCA I është përgjigjur me të njëjtën mënyrë. Ajo ka punësuar një komani përmbarimore Adnani Bailiff Office dhe I ka vendosur sekuestro konservative në masën 100% të kuotave të kapitalit të shoqërisë MCA.
Pas shkeljeve në mënyrës se si bëhet kalimi i kredisë te këto institucione financiare ka një shkelje tjetër. Vetë këto institucione nuk e njoftojnë klientin, ose i nisin njoftime në adresa që nuk janë të sakta në mënyrë që të rrisin detyrimet. Nëse klienti ka pasur për të shlyer një shumë X ajo është shumëfishuar, për shkak të mos gjetjes së adresës. Dhe këtu ka me mijëra raste të qytetarëve që kanë rënë pre e këtyre skemave.
Shkelja tjetër që bëhet nga këto kompani si MCA, është presioni i vazhdueshëm që bëhet me anë të telefonit. Sipas dëshmive ata nuk telefonojnë vetëm klientin dhe dorëzanin. Telefonatat shkojnë edhe më larg, te vëllezërit, motrat , kushërinjtë, shokët e miqtë e klientit./ Gazeta Shqip








"Të këqijat dhe të mirat që na la presidenti Trump"
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në Tiranë, dy qarqet ku R...
Historia e plotë >
Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
“Rrezik i lartë pasditen e...”/ Parashikimi i IGJEUM për sot dhe nesër

Në Shqipëri, mijëra ton mbetje të rrezikshme të pranishme në mbetjet urbane

Rama i bindet opozitës/ 1.2 mld lekë për rimbursimin e ilaçeve COVID, nis nga 1 janari
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >