Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Testet serologjike në tregun e zi, çmimet disafish më të larta se sa jashtë

Testet serologjike në tregun e zi, çmimet disafish më të

Të kërkosh sot në Shqipëri të bësh testin serologjik për Covid-19, siç njihet ndryshe testi i imunologjisë që bëhet përmes gjakut, nuk është dhe aq e lehtë sa duket.

Dy muaj më parë, përveç Institutit të Shëndetit Publik që ofronte analizën e tamponit për rastet e dyshuara me Covid-19, nën zë thuhej se edhe një spital privat në Tiranë kryente testin serologjik, por kostoja e tij ishte shumë e kripur, 120 euro.

Zëra kryesisht mjekë që e njihnin situatën nga brenda sistemit, tregonin se ky test ishte i shpejtë dhe konfirmonte brenda 10 minutash rezultatin ndryshe nga tamponi që kërkonte 24 orë të jepte përgjigjen.

Me hapjen e vendit nga izolimi, testet serologjike u futën në treg, ndonëse ministria e Shëndetësisë ende nuk kishte dhënë dritën jeshile për të lejuar kryerjen e analizës jashtë laboratorit të ISHP.

Në një shkrim të publikuar në gazetën “Shqip” disa ditë më parë treguam se kostoja e një testi serologjik varion nga 2-3 mijë lekë të reja deri në 120 euro, referuar disa dëshmive të sjella për “Shqip” nga mjekë e pacientë.

Nisur nga këto dëshmi, stafi i “Shqip” iu drejtua  një klinike private ku kryem testin e serologjisë kundrejt një kostoje 2500 lekë.

Gjetja e klinikës u bë përmes referencave nga miqtë, pasi asnjë nga klinikat private nuk del hapur të deklarojë se ofron testin e Covid. Mungesa e liberalizimit të tregut ka krijuar tregun e zi farmaceutik ku grosistët dhe distributorët po përfitojnë në mënyrë të pandershme nga situata e pandemisë.

“Shqip” u interesua pranë disa klinikave ku mësuam nga burime konfidenciale se çmimi varion nga prodhuesi por vlera e testit serologjik nuk përllogaritet më shumë se 2.5 euro pa tvsh. Ndërsa të tjerë pohuan se kostoja e testit pa tvsh është 12 euro.

Por gjithsesi shitja e tij në treg me vlerën 35 apo 120 euro është e patolerueshme, në një kohë kur kjo analizë duhet të kryhet në masë pasi numri i të prekurve me koronavirus është në rritje. Në shtetin fqinj, Itali, testet ofrohen në sistemin publik dhe pak ditë më parë dhe në farmaci me vlerën 15 euro.

Pse nuk liberalizohet analiza e Covid siç bëhet me vaksinën antigrip? Pse nuk gjenden lehtësisht klinikat private që e ofrojnë atë? Përfitimi në kurriz të qytetarëve të kujton rastin e Martin Shkrelit në SHBA i cili rriti çmimin e një ilaçi kundër HIV/AIDS me 5000 për qind e për këtë shkak u dënua me 7 vite burg.  Po në Shqipëri, kur do ndëshkohen abuzuesit?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore