Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Testet e COVID-19, epidemiologët: Kujdes me laboratorët e palicencuar

Testet e COVID-19, epidemiologët: Kujdes me laboratorët e palicencuar

Bllokimi i udhëtarëve ditën e sotme në kufi për kryerjen e tamponit ka vënë në lëvizje dhe diplomacinë shqiptare, e cila ndër të tjera në njoftimin e saj rekomandon kryerjen e analizës së covid edhe në laboratorët privatë. Por kujdes!

Jo të gjithë klinikat janë të licencuara, çka do ta bënte të pavlerë testin. Emra të njohur si laboratorë të licencuar ndër të tjera veçojmë Intermedica apo klinika të njohura të cilat njihen dhe nga ministria e Shëndetësisë.
Epidemiologët thonë se ajo çfarë duhet të bëjnë qytetarët është që përveç emrit të certifikuar të klinikës, të mos harrojnë se analiza duhet bërë 72 orë para nisjes.

Kujdes sipas epidemiologëve duhet treguar dhe testin që do të kryhet.
Epidemiologu dhe zv/drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh për gazetën “Shqip” se testet e PCR të kryera në laboratorë të certifikuar kanë rezultuar 100 % të sakta, po njësoj si rezultatet në ISHP.
Ndërsa epidemiologu Alban Ylli tërheq vëmendjen për kryerjen e analizës PCR 72 orë para udhëtimit dhe pa harruar se testi duhet të kryhet në laboratorë të certifikuar.

Vendimi i sotëm i qeverisë greke për shtyrjen e kufizimit me Shqipërinë deri në datën 31 gusht dhe lejimin e udhëtimit vetëm për shtetasit që disponojnë pasaportën greke, do të bëjë që pas datës 17 gusht kur hyn në fuqi pajisja me testin e PCR në kufi, të ketë fluks kërkesash në klinika private për kryerjen e testit.

Lejimi i klinikave private të licencuara për të kryer testet Covid, erdhi pas shumë denoncimesh të qytetarëve për mungesë të testimit për tampon nga ana e strukturave shtetërore.

Gazeta “Shqip” denoncoi dhe rritjen galopante të çmimit të testit Covid, i cili pas legalizimit të kryerjes së analizës, është ulur ndjeshëm dhe një analizë PCR mund të kryhet me një çmim shumë të arsyeshëm në çdo klinikë private.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore