Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Teatri, Kushtetuesja zbardh vendimin: U shkelën kompetencat, hierarkia e siguria juridike

Teatri, Kushtetuesja zbardh vendimin: U shkelën kompetencat, hierarkia e

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Teatrin Kombëtar, ku pranoi dy kërkesa të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të Presidentit Ilir Meta dhe rrëzoi kërkesën e tretë të tyre.

Kërkesa e parë lidhej me ligjin special të miratuar në vitin 2018, që parashikonte ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me partneritet publik-privat. Kur miratoi këtë ligj, Qeveria, mazhoranca në Kuvend dhe Bashkia e Tiranës e arsyetuan këtë vendim me mungesën e fondeve në buxhetin e shtetit. Por, sipas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese, mungesa e fondeve nuk përligjet me miratimin e tij dhe nuk është e vetmja arsye.

“Gjykata vlerëson se mungesa e fondeve financiare nuk përligj interesin publik të miratimit të ligjit. Për më tepër kur kjo mungesë nuk ka qenë në vetvete shkaku i miratimit të ligjit, sepse autoritetet publike, pasi procedura e ndjekur në zbatim të tij u shpall e pasuksesshme ndryshuan qasje, duke vendosur t’ia n?nshtrojn? realizimin e projektit pikërisht rregullave t? përgjithshme të prokurimit publik me fonde buxhetore”, thuhet në vendim.

Gjykata Kushtetuese thotë se Kuvendi, Qeveria dhe Bashkia nuk e bindën se kanë b?r? p?rpjekje serioze n? analizimin e mundësive t? realizimit t? projektit me fonde publike, pa p?rfshirjen e financimit të operator?ve ekonomik? privat?, p?r t? maksimalizuar p?rfitimet n? kuadrin e interesit publik.

Kushtetuesja vëren se me ligjin special, Kuvendi ka cenuar kompetencat që i takojnë Bashkisë së Tiranës.

“Gjykata vëren se në momentin e miratimit të ligjit nr. 37/2018 vënia në dispozicion e sipërfaqes prej 2.100 m2 në pronësi të Bashkisë së Tiranës, nuk është nënshtruar për diskutim paraprak në Këshillin Bashkiak Tiranë. Ligjvënësi edhe pse ka qenë në dijeni se një pjesë e pronës shtetërore mbi të cilën do realizohej projekti i zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar ka qenë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ka anashkaluar nenin 133, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës, duke ndërhyrë në këtë mënyrë në kompetencat e këtyre organeve vendore, në kundërshtim me parimet e decentralizimit, qeverisjes vendore dhe ndarjes e balancimit të pushteteve”, thuhet në vendim.

Sa i takon VKM-së që kaloi pronësinë e Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, Gjykata Kushtetuese thotë se ajo bie ndesh me ligjin special të miratuar në 2018-n, nuk respektohet parimi i hierarkisë së ligjeve dhe shkel parimin e sigurisë juridike.

“Në këtë kuptim, edhe pse ligjvënësi ka shprehur vullnetin e tij përmes miratimit të një ligji të posaçëm, që ka pasur për qëllim zhvillimin e zonës në të cilën gjendeshin edhe godinat e Teatrit Kombëtar, Këshilli i Ministrave, pavarësisht këtij fakti, ka miratuar një akt nënligjor me të njëjtin objekt dhe qëllim, duke anashkaluar dhe duke mos u bazuar në këtë ligj”, thotë Kushtetuesja.

Gjykata thotë se e ka të paqartë se përse në vend të rishikimit të ligjit është vendosur me VKM.

“Është e vërtetë se organet kushtetuese, me kompetenca në nxjerrjen e akteve normative ose individuale, kanë hapësirën e tyre të vlerësimit për rregullimin e çështjeve në kompetencë të tyre, por në zgjedhjen e instrumentit ligjor ato duhet të respektojnë shtetin e së drejtës, të garantojnë koherencën e rendit juridik dhe hierarkinë e normave të tij”, sqaron gjykata.

Sa i takon vendimit të Këshillit Bashkiak, që i hapi rrugë shembjes së godinës, Gjykata Kushtetuese thotë se ky vendim nuk bën pjesë në juridiksionin e saj pasi është akt me natyrë individuale dhe jo një akt normativ i përgjithshëm.

Në lidhje me kërkesën për pezullimin e vendimit për shembjen, Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si të panevojshme, përsa kohë shembja kishte ndodhur kur ajo nisi shqyrtimin e kësaj çështjeje.

“Pezullimi i këtij akti do të ishte i pakuptimtë dhe nuk do të sillte asnjë efekt, pasi ky vendim është ekzekutuar tashmë, në përputhje dhe me natyrën e tij si akt individual që ka shteruar me zbatimin e tij”, vlerëson Gjykata Kushtetuese. / Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore