Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Të 'varrosur' në beton/ Si Mafia shkatërroi me ndërtime bukuritë e jugut të Italisë

Të 'varrosur' në beton/ Si Mafia shkatërroi me

Nëse pyesni Maurizio Carta-n se si duket mafia, ai do ju dërgojë në zonat e banuara të kryeqytetit sicilian, Palermo. Aty, qindra blloqe apartamentesh të shkreta, “gërvishtin” pamjen e periferisë dhe një pjese të madhe të qendrës historike.

Është rezultati i një furie ndërtimesh në vitet 1960 dhe 1970, kur Vito Ciancimino, një mafioz nga klani i dhunshëm i Korleones, urdhëroi prishjen e pallateve të shkëlqyera të artit për të krijuar hapësirë për blloqe kullash, duke mbuluar zona të gjera natyrore dhe kopshte me beton. Ishte një nga kapitujt më të errët në urbanizimin pas Luftës së Sicilisë, që do të mbahet mend në histori si “thesi i Palermos”.

Mafia siciliane deklaroi se planifikimi urban në Palermo do të kontrollohej nga Ciancimino, që në vitin 1959 u emërua në krye të punëve publike nga administrata publike. Fjala “thes” nuk u zgjodh rastësisht për të përshkruar atë periudhë, thotë Carta, profesor i planifikimit urban në Universitetin e Palermos.

“Pasi plaçkitën si barbarë, mafiozët shkatërruan qytetin, duke shpërfytyruar parqet, peisazhin dhe bukuritë natyrore”. Rrënojat nga prishjet dhe materialet e ndërtimit u hodhën në bregdet duke shkaktuar ndotje të plazheve, shumë prej të cilëve janë të paarritshme për notarët sot.

“Me thesin e Palermos, mafia ekspozoi fuqinë e saj të madhe kriminale,” thotë Carta. “Ata u dërguan një mesazh institucioneve, duke u bërë të qartë se ata, kishin fuqinë të ndryshonin jo vetëm ligjet që rregullonin projektet e planifikimit urban dhe formën e qytetit, por edhe klimën lokale”.

“Palermo ishte ndërtuar në atë mënyrë që lejonte flladin të dilte nga mallet dhe të kthehej për të freskuar qytetin. Por me ato ndërtime të larta përgjatë bregdetit dhe rrëzë maleve, Palermo u bë një qytet i nxehtë, i errët e mbytës”.

Ai shton: “Bosët gjithashtu dërguan një mesazh për mijëra qytetarë që ishin të pastrehë pas Luftës së Dytë Botërore: nëse ato familje u bënë me shtëpi, kjo ishte vetëm falë mafiozëve”.

Tre shekuj pasi Papa Urban ia besoi planifikimin arkitektonik dhe urbanistik të Kishës Katolike Gian Lorenzo Bernini, për të përfaqësuar Vatikanin si një forcë triumfale, mafia po përdorte arkitekturën për të treguar fuqinë e saj.

Mafiozët ndryshuan formën e qyteteve italiane, duke shkatërruar peisazhe me beton për të afirmuar autoritetin e tyre. Sepse arkitektura mafioze, si të gjitha veprimtaritë e saj, ka logjikën dhe funksionin e vet. Ciancimino, i cili nuk ishte as artist e as arkitekt autorizoi ndërtimin e 4000 blloqeve të aprtamenteve në Palermo, pothuajse gjysma e të cilave u ndërtuan nga kompani me lidhje të drejtëpërdrejta me klanet e Cosa Nostra. Aty shihet qartë se çfarë ka bërë mafia me vilat e pahijshme e të turpshme, secila një demonstrim i forcës.

Thesi i Palermos është mbase shembulli më klasik se si mafia siciliane jo vetëm që ka vrarë dhe varfëruar, por edhe ka njollosur peizazhin përmes projekteve të ndërtimit që, pasi kishin marrë paratë për përfundimin e tyre, zakonisht mbeteshin të papërfunduara.

Në fund të viteve 1970, super bosi mafioz Michele Greco, me nofkën "Papa" dhe kreu i kupolës, organi drejtues i Cosa Nostra, e fiksoi ambicjen e tij te Pizzo Sella, një pjesë e shkëlqyer në gji të Palermos që mbizotëron në qyteti dhe plazhi në Mondello. Sipas prokurorëve, Greco dha bekimin e tij për ndërtimin e 314 vilave të paligjshme këtu. Kur autoritetet filluan të hetonin skemën, tashmë ishte tepër vonë. Gjysma ishte ndërtuar dhe gjysma tjetër mbeti e papërfunduar.

Sot, Pizzo Sella, i njohur e "kodra e turpit" është një vend me skelete të 170 vilave që prishen ngadalë, disa prej të cilave u konfiskuan nga autoritetet, por nuk u rrafshuan kurrë dhe që janë bërë një grumbull mbeturinash në ajër të hapur të pushtuar nga minjtë - një mbresë e thellë në një nga promontoret më të bukura në Siçili.

Të 'varrosur' në beton/ Si Mafia shkatërroi me

Arkitektura për mafian nuk është thjesht një shfaqje e fuqisë, por edhe një biznes shumë fitimprurës për klanet, të cilat, falë korrupsionit në sektorin e punëve publike dhe firmave të ndërtimit të lidhura drejtpërdrejt ose indirekt me krimin e organizuar, kanë grumbulluar miliona gjatë viteve duke furnizuar materiale ndërtimi dhe beton - që përmbajnë një sasi joproporcionale të rërës dhe ujit, dhe shumë pak çimento - për të ndërtuar rrugë, shkolla, spitale dhe ura në vendet e prirura për rrëshqitje toke ose përmbytje, përgjatë shkëmbinjve.

Gjërat ndryshojnë kur bosët ndërtojnë shtëpitë e tyre. Vila mafioze pasqyrojnë personalitetin e banorëve dhe karakterin e klanit që ata përfaqësojnë. Vilat e bosëve të Siçilisë dhe Kamorrës, për shembull, ishin krijuar për të komunikuar fuqinë nga një këndvështrim estetik - vila madhështore që i ngjajnë atyre të princërve apo dukave të mëdhenj.

Në qytetin e Casal di Principe, territori i një prej klaneve më të fuqishme Camorra, i cili frymëzoi serialin kriminal Gomorrah, shefi i bosëve Ëalter Schiavone kishte ndërtuar një vilë që ishte modeli i saktë i shtëpisë së Tony Montana, gangsterit imagjinar luajtur nga Al Pacino në filmin Scarface - dhe njihet edhe si Villa Scarface.

Stefano Bontate, një bos mafioz sicilian, jetonte në një seri apartamentesh dhe vilash luksoze në Palermo dhe përgjatë bregdetit të tij provincial. Ai u qëllua me armë në 1981 me një kallashnikov nga një prej vrasësve më të thekur të Cosa Nostra, Giuseppe "Scarpuzzedda" Greco.

Por jo të gjitha mafiat duan të shfaqen përmes arkitekturës. Bosët e mafies kalabreze, ‘Ndrangheta, një nga organizatat më të fuqishme kriminale në botë, marrin një qasje tjetër. Klanet kalabreze kanë një filozofi e cila është diametralisht e kundërt me atë të homologëve të tyre siçilianë dhe kampanjanë.

Ndrangheta e di që një shtëpi luksoze gjeneron zili, një ndjenjë që bosët kalabrezë dëshirojnë ta shmangin brenda popullatës së përgjithshme. Një nga bosët më të përgjakshëm kalabrezë, Antonio Pelle, jetonte në një shtëpi modeste që dukej si një kub gjigand çimentoje në qytetin e San Luca. Pelle donte maskimin, një arsye që ‘Ndrangheta preferon bunkerët sesa vilat luksoze bregdetare./Pergatiti GAZETA SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore