Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Të tmerrshmit e vettingut/ Të pasur dhe të varfër, ja kush i largon nga Drejtësia gjyqtarë dhe prokurorë

Të tmerrshmit e vettingut/ Të pasur dhe të varfër, ja kush i

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mund të konsiderohen pa asnjë dyshim si më të “varfërit” në sistemin e Drejtësisë. Ata në formularët e pasurisë të gjithë rezultojnë pa pasuri të paluajtshme deri në marrjen e detyrës si anëtarë të trupave të shkallës së parë të vettingut.

Të 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë një të përbashkët. Nuk kanë dhurata, bono thesari, aksione në bursë, apo sende me vlerë.

Në shkrimin e sotëm do të përqëndrohemi tek 3 të parët e listës me 12 anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose e njohur ndryshe si shkalla e parë e vettingut.

Lista sipas alfabetit nis me gjyqtaren Alma Faskaj. Ajo ka punuar si këshilltare në Institucionin e Avokatit të Popullit, më pas në të njëjtin pozicion në Kuvendin e Shqipërisë.

Por lëvizjen më të madhe në karrierë e bëri, kur aplikoi për një vend si anëtare e trupës gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në formularin e pasurisë së vitit 2011, Alma Faskaj nuk ka prona të paluajtshme, madje ka hua për të paguar tek të tjerë.

Nuk disponon as automjet dhe shkruan në formularin zyrtar se nuk ka as sende me vlerë dhe as dhurata. Madje, as bono thesari, apo aksione në bursë.

Ndërsa në vitin 2014, sipas të dhënave të Open Data Albania, që publikon formularët e pasurisë së trupave gjyqësore të KPK rezulton se Alma Faskaj ka një rritje të pasurisë së saj. Ajo shkruan se ka përfituar një pronë bujqësore nga babai i saj në Lushnje dhe se gjithashtu ka përfituar nga bashkëshorti, që punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë prona me gjysmën e pjesës në Tiranë.

Në vitin 2018, pra një vit pas marrjes së detyrës si komisionere në KPK, Faskaj deklaron vetëm përfitimet nga aktiviteti publik, ku deklaron se nuk merr asnjë pagë nga borde të ndryshme, qiradhënie, bonuse etj, por vetëm pagën dhe dietat.

E dyta që përfshihet në këtë shkrim është Brunilda Bekteshi.  Në portalin Spending Data Albania rubrika “Para dhe Pushtet” janë publikuar të mirëkategorizuara, të dhënat e deklarimit pasuror për funksionar të lartë të emëruar Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK.

Të dhënat janë aksesuar sipas të drejtës për informim përmes dokumentit të vetë deklarimit pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Kontrollit të Konfliktit të Interesit.

Brunilda Bekteshi rezulton më e pasur se kolegia e saj Faskaj. Ajo që në fillim shkruan se disponon gjysmën e pronësisë në Skrapar, përfituese nga bashkëshorti i saj, si dhe një apartament në Tiranë.

Bashkëshortët janë pronarë me pjesë takuese 50% secili të një apartamenti banimi në Tiranë me sipërfaqe 75.52 m2 të blerë në 24.12.2008 me të ardhura familjare dhe me kredi sipas kontratës 29.01.2009. Vlera e pasurisë është 54 000 Euro.

Gjithashtu zotërojnë pasuri të paluajtshme, tokë bujqësore me sipërfaqe 35 222 m2 në pronësi të familjes të përfituar sipas Ligjit për tokën Nr.7501 datë 19.07.1991.  Bashkëshorti i saj Helidon Bekteshi deklaron pasuri të paluajtshme, tokë bujqësore në Skrapar me sipërfaqe 13 800 m2 në pronësi të familjes të përfituar sipas Ligjit për tokën Nr.7501 datë 19.07.1991. Ashtu si edhe kolegia e saj edhe Brunilda nuk ka dhurata, sende me vlerë, bono thesari, apo pasuri të tjera.

E treta në këtë shkrim është Etleda Çiftja. Ndryshe nga dy koleget e saj, zonja Çiftja ka hyrë si e pasur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ajo zotëron shumë pasuri dhe madje edhe bono thesari. Sipas deklarimit të saj është pronare e 4 979.4188 kuotave me çmim prej 1. 418.0836 lekë dhe me kosto blerje totale 5 900 000 Lekë me të ardhura nga paga si Drejtoreshë Ligjore pranë Shoqërisë Devoll Hydropoëer Sh.a..

Blerja e kuotave është bërë si transaksion 1 200 000 Lekë në datë 01.10.2012, transaksion 400 000 Lekë në datën 05.03.2013, transaksion 1 200 000 Lekë në datën 13.12.2013, transaksion 600 000 Lekë në datën 12.02.2015, transaksion 1 000 000 Lekë në datën 16.06.2015 dhe transaksion 1 500 000 Lekë në datën 30.06.2016.

Dhe që prej asaj kohe nuk ka kryer më transaksione, në pritje të marrjes së detyrës së re për të vënë vulën mbi gjyqtarë dhe prokurorë që duhen apo jo të jenë pjesë e sistemit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore