Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Të shkarkuarit nga Vetingu, grupe kriminale për të shkatërruar sistemin e drejtësisë

Të shkarkuarit nga Vetingu, grupe kriminale për të

Një nga prokuroritë  elitë , e krijuar në  vitin 2004, ka qenë  Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ishte koha kur në  vend lulëzonin disa prej bandave më  famëkeqe në  vend, apo krimet më monstruoze të  ndodhura në  vitet '97-'02. U zbardhën disa masakra, ndërsa nën akuzë  u vunë  disa prej eksponentë ve më  kriminalë  që  vepronin në  Shqipëri e rajon.

Krimet e Rënda e mbyllën ciklin në  fund të  vitit 2019, ndërsa në  fillim të  2020-ës u krijua Prokuroria e Posame Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar.

Krimi kishte evoluar, teksa emrat e organizatave kriminale dhe të  fortëve të  viteve 2000 ia kishin lënë  vendin një  formë  tjetër korrupsioni. Një  korrupsion i veshur me pushtet, që depërton deri në  nivelet e larta të  pushtetit qendror dhe lokal.

Madje, në  sistemin e drejtësisë , polici, prokurori dhe gjykatë. E gjithë  vendimmarja e këtyre institucioneve është  në  duart e këtij korrupsioni. Kontrollojnë  vendimmarrjen e të zgjedhurve me vote. Të atyre që  ngrenë  akuza në  emër "të  shtetit", apo që  vendosin "në emër të  Republikës".

Por, prej 2 vitesh është krijuar SPAK dhe prej pak kohë është  ngritur BKH-ja, ekuivalente e FBI-së  amerikane. Janë  bërë  disa aksione të  rëndësishme, teksa prej pak javësh kanë  në duar prova dhe fakte për ç'rrënjosjen e një  korrupsioni të  ri që  po lulëzon në  vend.

Të  larguarit nga Vetingu, ish-prokurorë  dhe ish-gjyqtarë , kanë  krijuar grupe të  mirë fillta kriminale, ku të  gjitha çështjet e bujshme duhet të  kalojnë  nga ata.

Ata përdorin të  gjitha lidhjet për të  futur në "bandë" edhe prokurorët dhe gjyqtarët që ende s'kanë  dalë  para Vetingut. Me presione, nëpërmjet personave me precedentë  penalë ,apo me ryshfete 100 mijë  euro, kjo bandë  po synon që  të  korruptojë  njerëzit e drejtësisë . Një  situatë  alarmante, pasi të  shkarkuarit kanë  krijuar "me letra" firma të dyshimta këshillimi ligjor.

Gazeta Shqip ka raportuar në  vijimësi për një  grup të  tillë , që  vepron në  të  gjithë vendin. Një  ujk i vjetër, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, ka "rekrutuar" ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë  të  shkarkuar për ti rifutur në  lojë .

Pikë risht ata që  ishin larguar me turp nga sistemi po enden në  dyert e gjykatave dhe prokurorive kësaj herë  si avokatë  apo këshilltar ligjor. Dhe, pasuritë  e fituara në  mënyra kriminale kur kanë  qenë  në  detyrë , po i pastrojnë  dhe shumëfishojnë  në  këtë  grup kriminal.

Gazeta Shqip ka bërë  disa investigime për disa nga këta emra, si ish-gjyqtarin Ervin Metalla, i cili u fut në  gjyqësor i varfë r dhe doli milioner. Madje, ka qenë  objekt i disa procedimeve dhe fshehjeve të  pasurisë. Por, jo vetëm që  atij nuk iu sekuestrua pasuria, po ai vijon të  mbrojë  persona me precedentë  kriminale.

Në  fakt, këta tipa i ka "mbrojtur" edhe gjatë  detyrës, por tani e bën hapur. Në  krahë  të Metallës është  ish-prokurorja e shkarkuar Antoneta Sevdari. Kjo e fundit ka njohuri në fushën e financës, teksa pas shkarkimit është  rreshtuar në  këtë  grup, duke i bërë  "fresk" si Metallës ashtu edhe ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku.

Këta persona, pas shkarkimit, janë  kthyer në  vegla të  rrezikshme për të  shkatërruar sistemin e drejtësisë , i cili pas Vettingut ka dalë  i gjymtuar, por po tenton që  ta rimarrë veten.

Por, si do ta rimarrë  veten, me këta emra që  enden në  dyert e gjyqësorit?

Natyrisht, SPAK ka në  dorë  prova dhe fakte për këtë  grup kriminal, që  kanë  rekrutuar gjyqtarë  që  janë  ende në  detyrë  dhe s'kanë  kaluar Vetingun. Një  ndër ta është  gjyqtari Bedri Qori i Tiranë s, i cili nën presionin dhe ryshfetin e dyshuar prej 100 mijë  eurosh pushoi gjyqin për noteren Margena Çela.

Kjo e fundit falsifikoi dhe fabrikoi dokumente të  falsifikuara, teksa u mor e pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Por, Qori jo vetëm që  nuk e dë noi, teksa Çela rrezikonte 7 vite burg, por i pushoi gjyqin. Dhe, ja nje fakt për SPAK, që  me metoda speciale mund të  zbulojë lidhjet e personave të  sipër cituar në  këtë  shkrim me Qorin. Ky vendim i Qorit është dërguar në  SPAK, KLGj dhe në  KPK.

Ndërkohë , vendimi për Çelën është  apeluar dhe kjo është  edhe një  provë  për Prokurorinë e Posaçme që  të  ndërmarrë  hetime për të  zbuluar tentativat e grupit për të  influencuar në  Apel. Anëtarët e bandës, duke filluar nga Sollaku, Metalla, Sevdari apo vetë  e pandehura Mergena Çela, kanë  pasur lidhje me Apelin. Sollaku me lidhje familjare, Metalla ka ish-kolegë , ndërsa Sevdari nëpërmjet ish-vartësve dhe Çela ka bërë  me dhjetëra akte noteriale që  janë  përdorur në  Apel.

Por, SPAK mund të  çmontojë  këtë  bandë , teksa hetime direkte dhe indirekte për këta emra zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh po kryhen nga Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Korçës. Nën akuzë  është  vë në  edhe një  biznesmen, Arben Reli, i cili ka mashtruar dhe falsifikuar dokumente për tjetërsimin e "Morava Resort" në Korçë, duke i ndryshuar edhe emrin në "Montrelux".

Po hetohet në  disa pista dhe vepra penale, nga korrupsioni e deri te prerja e paligjshme e pyjeve. Madje, për ndërtim pa leje, vepër penale që dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Në Korçë po hetohet dosja 664, për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Ndërtim pa leje”, Prerje e paligjshme pyjesh”. Të gjitha ndërtimet janë bërë për arsye përfitimi, akuza të cilat kapin mbi 10 vite burg.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore