Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Të pavërtetat e Monika Kryemadhit në Open dhe rruga Tiranë-Elbasan

Të pavërtetat e Monika Kryemadhit në Open dhe rruga

Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë ka sprovën e saj të parë, pasi në këto zgjedhje nuk është më Ilir Meta, lideri historik i saj, por Monika Kryemadhi. Për zgjedhjet e 25 prillit, LSI ende nuk ka përcaktuar formën e daljes, nëse do jetë me koalicion, apo me një listë të përbashkët me PD-në apo më vete, pasi kjo varet nga mënyra se si do të përcaktohet formula e konkurrimit në Kodin Zgjedhor.

Por në intervistën dhënë në emisionin “Open”në Top Channel, Kryemadhi ka dhënë disa qëndrime, e që duket se i bie ndesh vetë liderit historik të LSI-së, tashmë me kostumin e presidentit, Ilir Metës. Kryemadhi i shpreh se si lidere e LSI-ja do të jetë më demokratike në procesin e zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë, si dhe shtoi se do të përjashtojë biznesmenët nga lista e re. Kjo si pjesë e luftës kundër oligarkëve, një përbetim i LSI-së dhe ndaj PD-së. Gjithsesi dhe ky zotim i Kryemadhit duhet të rishikohet nëse do të mbahet në të ardhmen.

Kryemadhi tha se ajo nuk kishte kërkuar asnjëherë se në zgjedhje LSI nuk do të hynte në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër, një kohë që gjë e tillë nuk është e vërtetë. Jo të pakta kanë qenë deklaratat e saj ndaj këtij kushti para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, madje asaj kohe pati dhe një përplasje në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili fillimisht nuk kishte një qëndrim të tillë, e më pas u bë u kthye si një kusht i opozitës. Por më pas ajo sërish ndryshoi qëndrim dhe doli kundër Bashës, duke deklaruar se nuk e kishe problem të kandidonte me Ramën si kryeministër.

Gjithashtu në prill të 2019, po në emisionin "Open" do të ishte vetë Kryemadhi që do të deklaronte se opozita ishte për një qeveri tranzitore përpara zgjedhje lokale, por jo sipas marrëveshjes së majit 2017, duke nënkuptuar se Rama nuk duhet të ishte kryeministër.


“Do ta thyejmë në mes Edi Ramën, ne do t’i fitojmë zgjedhjet, s’ka humbje. Mos të guxojë njeri t’i prekë votat e LSI-së në zgjedhje”, deklaroi Kryemadhi dje në “Open”, duke shtuar se LSI nuk do të bëjë kurrë koalicion me Ramën pas zgjedhjeve të 25 prillit, edhe pse te një politikan funksion motoja “kurrë mos thuaj kurrë”.

Sakaq Kryemadhi në kuadrin e deklaratave euforike u shpreh se LSI do të marrë 34 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, duke dalë forcë e dytë në vend. Në një kohë që në zgjedhjet fundit parlamentare LSI mori 19 deputetë si rezultati më i mirë historik i saj, duke pasur në konsideratë se ishte parti në pushtet deri në 2017-ën. Këto vende në Parlament u arritën falë 225.975 vota që LSI mori në shkallë republike dhe synimi i ri i Kryemadhit do të thotë që LSI-së i duhet të marrë gati dyfishin e votave, pra mbi 420 mijë vota.

Kjo gjë që shihet si e pamundur, kjo për faktin se PS dhe PD i kanë votuesit e tyre tradicionalë. Por ky qëndrim mund të shihet edhe si një sinjal që LSI mund të dalë më vete, pa PD-në, ose me një pol më vete politik, pra jo si një opozitë të bashkuar. 

Reagimi më i fortë, i Kryemadhit ka qenë në lidhje me akuzat e forta ndaj zyrtarëve të LSI-së për rrugën Tiranë-Elbasan. Tenderi i kësaj rruge është kthyer në një betejë mes mazhorancës dhe opozitës dhe për këtë shkaku është bërë vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, i cili ndëshkon qeverinë shqiptare, duke detyruar Shqipërinë të paguajë një faturë 44 milionë euro firmës greke Aktor.

Qeveria ka akuzuar ministrat e LSI-së të Transportit, duke fajësuar dhe Dashamir Xhikën si drejtor i Autoritetit Rrugor apo dhe ministrat Edmond Haxhinasto. Duke komentuar dy shtesat e kontratave të cilat ishin dhe thelbi i humbjes së arbitrazhit, Kryemadhi tha “nuk ka asnjë firmë të Edmond Haxhinastos”.

“Ta tregojë firmën Belinda Ballukut të Dash Xhikës apo të Edmond Haxhinastos. Nuk ka asnjë firmë të Dashamir Xhikës dhe të Edmond Haxhinastos. E ka firmosur Afrim Qendro që ishte kryetar i Këshillit Teknik të ARRSH, e ka firmosur Sokol Olldashi dhe Damian Gjiknuri, e ka firmosur Andi Toma, Skënder Çota dhe Eridano Çano, nëndrejtoresha e kabinetit të Edi Ramës që ka në Kryeministri”, u shpreh Kryemadhi, e cila mbrojti me patos ish-zyrtarët e LSI-së.

Por këtu qëndron e pavërteta e Kryemadhit, pasi ekzistojnë dokumente me firmën e Dashamir Xhikës, si kryetar i Këshillit Teknik të Autoritetit Rrugor. kryetarit të Këshillit Teknik. Në shkresë e qarkulluar në media rezulton se Afrim Qendro nuk është kryetar por sekretar i Këshillit Teknik, ndërsa kryetar ishte Dashamir Xhika i LSI. Fakti më i rëndësishëm është që në vendimin e Këshillit me firmën e Xhikos, Qendro ka shkruar “Nuk jam dakord”.

Pavarësisht kësaj, edhe pse Kryemadhi votoi pro reformës në drejtësi, u shpreh hapur se s’ka asnjë besim te SPAK, struktura e re që po mbrohet nga ndërkombëtarët, pasi sipas saj, kontrollohen nga kryeministri Edi Rama. “Fare nuk besoj as SPAK, as sistemin e drejtësisë, sepse gjithçka është nën kontrollin e Edi Ramës. Nuk e ka firmosur asnjë i LSI-së amendimin e kontratës së rrugës”, shtoi Kryemadhin.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore