Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Të humbur apo të vrarë?! Policia dhe Prokuroria kërkon 100 vlonjatë pa asnjë gjurmë

Të humbur apo të vrarë?! Policia dhe Prokuroria kërkon 100

Prej dy ditësh një 40 vjeçar nga Vlora rezulton i zhdukur. Ermal Ngucaj është denoncuar si i zhdukur nga familjarët, ndërsa Policia ka nisur të hetojë rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm. Statistikat janë të frikshme, teksa llogaritet që të zhdukurit ndër shumë vite në Vlorë të arrijnë thuajse në 100 persona, për një pjesë prej të cilëve familjarët nuk kanë bërë denoncime, pasi kanë dyshime se mund të jenë jashtë shtetit të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Po sipas statistikave vetëm përgjatë viteve 2015-2019 Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar rrëmbimin e 25 personave të zhdukur në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë gjurmë.

Dosjet janë referuar nga prokuroria pas elementeve shtesë, dëshmive dhe këqyrjes së mjaft kamerave që i ka bindur hetuesit se njeriu për të cilin nuk kishte asnjë gjurmë ishte rrëmbyer nga të tjerë.

Në vend të parë qëndrojnë rrëmbimet, ose zhdukjet e Leonard Mehmetit, Adriano Jahajt dhe Ariseld Mazes. Në faqen e Interpolit, në këndin e të zhdukurve Shqipëria ka të shpallur fotografitë e 145 personave të humbur, për fatin e të cilëve prej dekadash nuk dihet asgjë.

Që nga Lorenc Kaca, i zhdukur në 1991, në moshën 13-vjeçare, por edhe fëmijë të tjerë siç janë Endri dhe Eva Dumani, të rrëmbyer nga i ati e të dërguar në Siri, apo Julian Çela. Deri tek të rinj që thanë se po largohen në emigracion apo vajza që nuk kanë ikur befas nga shtëpia.

Por, vitet e fundit, disa prej tyre po mungojnë për shkaqe më të sofistikuara, sepse njëri ndër ta ishte dëshmitar në një krim, sepse disa të tjerë i ka gjetur pala kundërshtare para se t’i gjejë shteti apo sepse pazaret e drogës u prishën.

Dhe nëse për të zhdukurit do vazhdohet të mos zbulohet asgjë nga autoritetet, së paku për pjesën që mbetet, kuptohet se cili është portreti i krimit të organizuar.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës po hetojnë për të gjitha rastet e personave të zhdukur në qytetin bregdetar gjatë viteve të fundit. Tre prej tyre, me të përfolurat në media dhe më misteriozet janë zhdukja e Mario Metushaj, Albano Xhaferrit dhe Ervis Troqes.

Vetë Policia thotë se për të gjitha rastet e të zhdukurve, dyshimet janë se si motiv kanë shërbyer pazaret e vjetra mes grupeve kriminale, hesapet, apo hakmarrjet. Ka edhe raste, kur fillimisht janë marrë peng, por pas presionin të Policisë janë vrarë dhe hedhur në det.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore