Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Të  hetohet pasuria e zyrtarëve dhe politikanëve, SPAK të hyjë më fort në lojë”

“Të  hetohet pasuria e zyrtarëve dhe politikanëve,

Këshilli i Europës, përkatësisht organizmi kundër korrupsionit  kërkon nga Shqipëria që ILDKPKI dhe SPAK të shkojnë përtej deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe të mesën në vend, ndërkohë nga SPAK kërkon që të ndërhyjë në hetimin e thellë të deklarimit të pasurisë së politikanëve.

Për këtë GRECO ka publikuar një sërë  rekomandimesh me një raport vlerësimi për Shqipërinë të cilat po i sjellim më poshtë.

Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesit (ILDKPKI) është përgjegjës për marrjen dhe shqyrtimin e formularëve të deklarimit të pasurisë dhe interesave të PTEF-ve dhe policisë. Për qëllim të efikasitetit, platforma elektronike për deklarimin dhe publikimin e këtyre deklarimeve duhet të bëhet funksionale sa më shpejt të jetë e mundur dhe ILDKPKI duhet të përmirësojë kapacitetin e tij monitorues dhe procedurat.

Nga ana tjetër, çështjet që ILDKPKI dërgon në prokurori duhet të ndiqen si duhet. Kjo kërkon funksionimin efektiv të Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit (SPAK) dhe krijimin e bashkëpunimit efektiv me ILDKPKI.

Për periudhën 2014-2018, ILDKPKI ka vendosur 1812 gjoba administrative për mosdeklarim të interesave private, konflikt interesi, si dhe për shkelje të Ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”. Sa i përket PTEF-ve, 37 gjoba administrative janë vënë në pesë vitet e fundit. Gjykata Administrative ka konfirmuar shumicën e gjobave të vendosura nga ILDKPKI.

Sipas përfaqësuesve të ILDKPKI që u takuan me GET, inspektorët nuk kanë gjetur asnjë rast të mosparaqitjes së deklarimeve të interesit. Sidoqoftë, verifikimet e ILDKPKI në vitet 2015-2019 rezultuan në disa referime në prokurori ose tek autoritetet tatimore për dyshim të fshehjes së pasurive që kishin të bënin me një ministër të arsimit në vitin 2015, një zëvendësministër dhe një këshilltar në vitin 2017, 4 këshilltarë në vitin 2018, 4 këshilltarë dhe 4 zëvendësministra në vitin 2019.

Një ish-ministër i Punës u dënua për veprën penale të “vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me dy vjet burg.

Qeveria ka siguruar instrumente që lehtësojnë ndërveprimin me publikun për shpërndarjen transparente dhe efikase të shërbimeve publike, dhe gjithashtu për marrjen e kallëzimeve për veprimet e dyshuara të korrupsionit që përfshijnë të gjithë nëpunësit, ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët politikë. Gama e mjeteve të monitorimit dhe vlerësimit është zgjeruar përmes platformës së bashkëqeverisjes: www.shqiperiaqeduam.al, për t'u marrë me cilësinë e shërbimeve publike të ofruara, si dhe për të krijuar mundësinë për të dëgjuar çështjet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe për të dhënë vlerësime.

Platforma menaxhohet nga Agjencia  për Dialog dhe Bashkëqeverisje nën autoritetin e Kryeministrit. Që nga qershori i vitit 2020, janë regjistruar pothuajse 69 000 kërkesa dhe janë zgjidhur më shumë se 40 000 (58%) (si në nivelin qendror ashtu edhe në atë vendor).

Ligji  “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” zbatohet për veprime ose praktika të dyshuara të korrupsionit në sektorin publik dhe privat, sidomos aktivitete të PTEF-ve. Kjo çështje trajtohet më poshtë, në seksionin që ka të bëjë me agjencitë e zbatimit të ligjit.

Procedimet penale dhe imunitetet

Kontrollet e vetëdeklarimeve për interesat private dhe pasuritë, si edhe kontrollet specifike të kryera nga organet përkatëse mund të çojnë në ndjekje penale. PTEF nuk kanë imunitet, përveç anëtarëve të Këshillit të Ministrave që janë gjithashtu parlamentarë; në këtë rast, zbatohet regjimi i imunitetit për deputetët: ata nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria pa miratimin e Kuvendit, përveç kur kapen në flagrancë; deputetët mund të kufizojnë vullnetarisht imunitetin e tyre gjatë kohëzgjatjes së mandatit duke miratuar me shkrim fillimin e ndjekjes penale për korrupsion aktiv dhe pasiv. /GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore