Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Të "fortët" e rrjeteve sociale që po hanë "dru"! Sot "mbreti i instagramit", po nesër kush do rrëmbehet si pasojë e rrjeteve sociale (Foto)

Të "fortët" e rrjeteve sociale që po hanë

Kozak i vetëshpalluri si “mbreti i instagramit” dje mori një famë shumë të madhe, përtej asaj që ai kishte në rrjetet sociale. Ai ditën e djeshme u rrëmbye nga 4 persona të cilët, këtë alarm e dhanë familjarët e tij të cilët lajmëruan policinë për ngjarjen që kishte ndodhur.

“Mbreti i instagramit” kishte bërë një “gabim” shumë të rëndë, kishte ofenduar në një video-live “mbretin e burgut” Kordhalos, Fabio Dushkun.

Policia e Tiranës lajmëroi se është vënë në kërkim të dy personave mes tyre Daniel Dushku vëllai i Fabianit. Ata akuzohen për rrëmbimin dhe kërcënimin e “mbretit të instagramit”, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Kush është Fabio Dushku, “mirditori”  të cilin e ofendoi Kozak dhe më pas e pësoi duke u rrëmbyer?

Të "fortët" e rrjeteve sociale që po hanë

 Prej 11 vitesh Fabio Dushku është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. Fabio Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm.

Krahas vendimit me burgim të përjetshëm, Fabio Dushku është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste greke, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Në një rrëfim të tij për mediat, ai thotë se në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u akuzua nga autoritetet greke akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku vuanin dënimin. Dushku shprehet se e ka pranuar që ka qenë pjesë e organizatës terroriste.

Rrjedha e jetës normale për shqiptarin mori kthesë të papritur vite më parë. Ai shkoi në Greqi për një jetë më të mirë ku ia doli të kishte një biznes të tijin, një lokal nate. Por që shumë shpejt bota e errët e krimit e rrethoi, duke bërë që shumë shpejt ai të kthehej në njeriun më të kërkuar të drejtësisë greke.

Si plasi sherri për të cilën Kozak përfundoi në duart e vëllait të Fabio Dushkut?

Të "fortët" e rrjeteve sociale që po hanë

Sherri mes Kozak dhe Fabio plasi pikërisht në rrjetet sociale, për muaj me radhë ata ofendonin dhe kërcënonin njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Kozak vazhdonte me videot dhe ofendimet në rrjetet sociale kundrejt Dushkut. Pas videove të shumta në rrjete sociale, Dushku nuk duroi më, premtoi para vetëm që dikush të merrte përsipër për të grushtuar e për t’i thyer një këmbë Kozakut.

Madje në një video-live në Instagram, disa muaj më parë, një mik i tij i ka treguar Braçit se Fabio Dushku ka ofruar 5 mijë euro, për të rrahur atë.

“Mi jep disa që tu jap 5 mijë euro që të rrahin Kozak. Kur tha 5 mijë euro thash për çfarë për të vra Kozak? Me të dhënë dy grushta dhe me të thyr një këmbë. Unë të kisha kap me sekonda unë, por nuk e bëja. Unë do të isha shofer në atentat,”- tregonte miku.

Por këtë vendim të Dushkut do ta çonte në vend vëllai i tij Danieli që edhe lekët të mbesnin në familje. Ai dhe disa shokë të tij e rrëmbyen dhe e detyronin Kozakun të ofendonte veten e tij. Situata agravonte ku ata i kërkonin që të thoshte “Fabio të honkash ****”. Për fatin e mirë të tij Kozak u lirua dhe është në gjendje të mirë fizike.

Reagimi i Kozak pasi i shpëtoi rrëmbimit nga vëllai dhe miqtë e Fabio Dushkut?

Të "fortët" e rrjeteve sociale që po hanë

Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj.

Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë.

Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf 5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë. 

Reagimi i Stresit të cilin Kozak e konsideronte si vlla dhe do jepte jetën?

Të "fortët" e rrjeteve sociale që po hanë

“Tani i njohim të dyja palët, Fabion e kam vëlla e di gjithë Shqipëria. Nuk e hedh poshtë sot e një mijë vjet. Edhe Kozin e njohim, më ka ardh shumë keq për të, realisht tani që po folim, po tani ca me bo. S’kemi ç’bëjmë. Vëllai a e mban mend kur thosha unë që është shumë keq me tu shajt në publikë familja. Neve na ka ndodh krejt artistave realisht. Është gjëja më e rëndë që mundet t’i ndodh dikujt. Mirëpo, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja. Unë jam munduar me e shujt me çdo kusht këtë punë, edhe para 10 ditësh në Sarandë, por është diçka që është e kot”, tha reperi.

Radha e kujt është tani, kush do jetë “mbreti i ri” në rrjetet sociale që do përfundojë si Kozak?

Evoluimi me shpejtësi i teknologjisë ka bërë të mundur që shumë persona të bëhen të njohur nga rrjetet sociale. Secili sipas mënyrës së tij duke sharë ofenduar dhe rinia i shikon dhe i admiron këto personazhe.

Por nuk mbaron me kaq vetë mediat ju kanë bërë publicitet këtyre individëve duke i cilësuar si të famshëm apo VIP-a. Si mbyllje tani radha e kujt është kush do përfundoj si Kozaku dhe ragimi i përgjumur i policisë./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore