Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Të fortët e izoluar në “41-bis”/ Nga Shullazi tek nipi i deputetit socialist, të gjithë të dënuar për…

Të fortët e izoluar në “41-bis”/ Nga Shullazi tek

Të burgorsit me rrezikshmëri të lartë apo që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes ose burgosjes në sistemin e drejtësisë në Shqipëri ‘përfundojnë’ në regjimin "41-bis".

Ky regjim është një nga format më të ashpra gjatë dënimit të personave me rrezikshmëri të lartë.

Por çfarë është regjimi "41-bis"?

Ky është një regjim që është vënë në zbatim për herë të parë në Shqipëri në 30 korrik 2020 dhe ka në fokus parandalimin e krimeve si dhe shmangien e kontakteve të të dënuarve me organizata kriminale.

Regjimi "41-bis", i cili zbatohet në Shqipëri bazohet në modelin e suksesshëm italian, përvoja e të cilëve ka dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme kundër grupeve të struktuara kriminale dhe mafias.

Regjimi kufizon disa të drejta të burgosurit apo paraburgosurit si më poshtë:

Lejohet takimi vetëm me familjarët (paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit) dhe takimi do të bëhet në ambjente të përcaktuara. Për të burgosurit jashtë këtij regjimi lejohet takimi dhe me persona të tjerë.

Në rast se i burgosuri nuk kryen takime me familjarët, ka të drejtë të ketë bisedë telefonike deri në 10 minuta një herë në muaj. Për të burgosurit e tjerë lejohet të kenë bisedë telefonike deri në 8 herë në muaj pa një kohëzgjatje të përcaktuar.

Ndalohet përdorimi i sendeve apo parave që i burgosuri mund të marrë nga jashtë.

Reduktimi i qëndrimit në ajrim deri në 2 orë. Të burgosurit e tjerë e kanë të paktën dy orë ose më shumë kohën e ajrimit.

Ndalohen të marrin pjesë në sindikatat apo organe të tjera përfaqësuesish për të burgosurit. Të burgosurit e tjerë kanë të drejtë të organizojnë dhe marrin pjesë në organizata.

Është bërë me dije në momentin kur ky regjim ka nisur të aplikohet në Shqipëri, se dënimi për të burgosurit zgjat deri më 1 vit dhe nëse ndonjë prej tyre që i nënshtrohet këtij regjimi ka kundërshtime ka të drejtë ta kundërshtojë atë në Gjykatën e Posaçme.

Ish- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është shprehur shpresëplotë për këtë regjim, teksa ka treguar edhe kategoritë që do të bëhen pjesë e tij.

Ata që do të gjykohen për veprat penale të krimit të organizuar, pjesëmarrje në organizata kriminale dhe terroriste, do të vendosen në një regjim të posaçëm me kufizim të të drejtave, me qëllim për të parandaluar: kontaktet me organizatën kriminale ku bëjnë pjesë apo me organizata të tjera aleate; konfliktet e mundshme me elementë të organizatave kundërshtare; ndërveprimin me të burgosurit apo të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtës organizatë ose të organizatave të tjera me të cilat ata bashkëpunojnë”, ka thënë ish-Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj më 30 korrik 2020.

Aktualisht ky regjim aplikohet në burgun e Peqinit dhe burgun 313 në Tiranë.

Por cilët janë personazhet e rrezikshmë të botës së krimit që janë bërë pjesë e këtij regjimi?

Aktualisht në regjimin "41-bis" janë Arbjon Aliko, Endrit Qyqja, Emiljano Shullazi dhe Genci Balla, Redjan Rraja, Fatmi Pjetri, Arbër Çekaj dhe Aeksandër Llanaj.

Arbion Aliko është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të FNSH-së Ibrahim Basha në Lazarat në qershor të vitit 2015.

Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si pjesë e grupit të xhihadistëve për rekrutimin e disa personave dhe për dërgimin e tyre në Siri.

Emiliano Shullazi dhe Endrit Qyqja janë dënuar si pjesë e një grupi kriminal.

Pjesë e grupit të mësipërm janë edhe tre persona të tjerë të cilët tashmë janë të liruarit nga “41-bis”, Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela dhe po vuajnë dënimin në burg.

Në vitin 2018 Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmand Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela u dënuan me 55 vite burg – 14 vite vetëm për Emiljano Shullazin – me akuzat: grup i strukturuar kriminal, shkatërrim pronash me eksploziv, marrje prone nën kërcënim dhe dhunë ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërcuku.

Aleksandër Llanaj është i dënuar për veprën penale “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” dhe është i përfshirë sipas policisë në disa seri atentatesh në Vlorë.

Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut. Ai rezulton i përfshirë edhe në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Fatmir Pjetri, i njohur ndryshe me nofkën “Babagjyshi” u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë. 33-vjeçari është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.

Arbër Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banana. Çekaj është dënuar me 14 vite burg për trafik droge. Ai është pronari i kontejnerit me banane i kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit./Gazeta Shqip

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore