Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Tani të gjithë të përgjuar! Policia e Shtetit prezanton "Robotin" që ju ndjek 24/7, gjoba ju vjen në shtëpi (FOTO)

Tani të gjithë të përgjuar! Policia e Shtetit prezanton

Jemi në epokën e teknologjisë, dhe paralajmërimit të studiuesve se do vijë një kohë kur shumë njerëz do mbeten të papunë për shkak se do zëvendësohen nga robotët, i ka ardhur koha.

Kjo praktikë po vihet në jetë edhe në Shqipëri, ku Policia e Shtetit ka prezantuar “robotin polic” që do të spiunojë shoferët.

Prania e kësaj pajisjeje inteligjente e prodhuar në Gjermani, do të monitorojë 24 orë në 24, qarkullimin e automjeteve dhe do t’u dërgojë gjobën në shtëpi të gjithë shoferëve që shkelin rregullat.

Pajisja regjistron në kohë rekord targën e automjetit, shpejtësinë, nëse përdorni celular në timon apo nëse nuk keni vënë rripin e sigurimit.

Tani të gjithë të përgjuar! Policia e Shtetit prezanton

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sëbashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit prezantoi pajisjen e cila vetëm në më pak se 1 orë raportoi 305 shkelje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se gjoba iu dërgohet shoferëve kundravajtës brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes Postës Shqiptare.

Tani të gjithë të përgjuar! Policia e Shtetit prezanton

Tani të gjithë të përgjuar! Policia e Shtetit prezanton

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore