Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vdekjet nga Covid në spitale, koha që të bëhen publike protokollet e mjekimit dhe të bëhen bilancet

Vdekjet nga Covid në spitale, koha që të bëhen publike

Në Shqipëri vijojnë të rriten rastet pozitive me Covid-19 dhe vdekjet po ashtu. Dy spitalet që trajtojnë pacientët e infektuar me koronavirus nuk kanë bërë ende publik protokollet e trajtimit për rastet që shtrohen në spital. Pas disa muajsh ku kurba e pandemisë ka shënuar veç rritje, Instituti i Shëndetit Publik i kërkon drejtorive spitalore e konkretisht shefave të shërbimeve të infektivit të mos hezitojnë por të jenë transparentë me skemat e mjekimit që përdorin.

Sipas burimeve te Gazetë "Shqip", institucione të ndryshme të kontrollit të cilësisë kanë kërkuar disa herë qoftë nga QSUT dhe nga spitali "Shefqet Ndroqi" që të bëjnë publike skemat e mjekimit.

"Ka ardhur koha të bëhen bilancet pse kemi kaq shumë vdekje në spitale. Duhet të dimë se si po mjekohen. Shqipëria nuk ka ende protokolle zyrtare të mjekimit për Covid kur këto protokolle kombëtare gjenden në shumë shtete",  shprehen burimet.

Çfarë po ndodh në spitale? Në komunikatën e përditshme të ministrisë s? Shëndetësisë çdo ditë raportohet për rritje të reja të shtrimeve në pavione në dy spitalet Covid. Po ashtu dhe numri i pacientëve në terapinë intensive. E sigurisht dhe viktimat.

A kanë spitalet kapacitetet e nevojshme për mbulimin e nevojshëm me medikamentet e duhura për Covid?  Këto janë disa nga pikwpyetjet që shumë ekspertë të shëndetit publik ngrenë pa marrë dot asnjë përgjigje. Beteja ndaj Covid ka përplasur mes tyre mjekë e specialistë ku spitalet këmbëngulin të mos publikojnë asgjë.

Shefja e spitalit infektiv Najada Çomo dhe drejtori i spitalit "Shefqet Ndroqi" Perlat Kapisyzi duket se kanë rregullat e tyre dhe secili ndjek protokollet e veta ndërkohë që ambientet spitalore vijojnë të mbeten vende ende të pasigurta duke shkaktuar panik tek qytetarët.

"Mos shkoni në spital, por mjekohuni në shtëpi" kjo është fraza që dëgjon nga vetë mjekët e spitaleve Covid ku shumë pak ja dalin të fitojnë betejën me Covid.

Kush i kontrollon spitalet? Mjekët e spitaleve Covid janë heronj sepse ata po mbajnë sot barrën më të madhe të sistemit shëndetësor. Por epidemia kërkon dhe bilance dhe askush nuk di të thotë nëse puna po bëhet sipas udhëzimeve të duhura. Ndërsa vdekjet rriten pak kush e di nëse ka pasur një shkak.

 Vonesa në kapjen e infeksionit? Mungesa e medikamenteve në spital? Neglizhencë nga mjeku i shërbimit parësor apo neglizhencë e vetë pacientit. Asnjë fjalë. Familjarët njoftohen nga spitali për vdekjen dhe misteri zhduket me përcjelljen e tij në banesën e fundit.

Ministria e Shëndetësisë është autoriteti më i lartë i cili duhet të kontrollojë se ç'po ndodh brenda mureve të kyçura të spitaleve ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus dhe të bëjë transparente protokollet e mjekimit, sepse transparenca shuan çdo hije dyshimi për skema mjekimi të gabuara.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore