Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Stuhia e pritshme e Presidencës gjermane të BE për Shqipërinë

Stuhia e pritshme e Presidencës gjermane të BE për

Angela Merkel ka bërë të ditur në fjalimin e saj para Parlamentit Europian mbi presidencën gjermane, se objektivi i saj është që të hapë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E thënë nga një zyrtar i lartë gjerman, dhe aq më shumë kancelari, e më shumë se kaq Angela Merkel, duket se diskutimet mbi këtë janë të kota.

Por gjithsesi, hapja e negociatave nuk është gjithçka, madje duket se situata në lidhje me anëtarësimin është komplikuar edhe më shumë.

Kjo jo vetëm nga eksperienca e Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët i kanë hapur negociatat prej vitesh dhe kanë avancuar pak, por edhe nga logjika e re, që e ka shpallur Komisioneri Europian i Zgjerimit.

Hungarezi, OlivérVárhelyi, në një intervistë për radion publike gjermane, Deutsche Vvelle, thekson se rruga e anëtarësimit nga tani, është thuajse aq e komplikuar nga firmosja e MSA e deri tek ky hap.

“Çdo kuadër negociues vendos direktiva dhe parime për negociatat e hyrjes në BE për secilin vend kandidat dhe është i ndarë në tri pjesë:  në pjesën e pare janë parimet drejtuese, kryesore të negociatave të hyrjes në BE; në pjesën e dytë thelbi i EU acquis; në të tretën procedura e negociatave. Qëllimi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adaptojnë EU Acquis në tërësinë e tij, ta zbatojnë atë plotësisht dhe përforcojnë zbatimin e tij gjatë procesit të hyrjes në BE”, tha Komisioneri për Zgjerimin.

Megjithatë duhet thënë, se nisja e bisedimeve, pra hapja e kapitullit të pare është një shenjë politike për një vend aspirant në BE, sesa niveli i thjesht një vendimi për hapjen e negociatave ku është Shqipëria aktualisht. Për të dhënë një shembull më të qartë, mjafton të japim shembullin e Turqisë. Ka marrë statusin e vendit kandidat që prej 20 vitesh dhe ende nuk i janë hapur negociatat.

Kështu që deklarata e Kancelares Merkel që i përmendi me emër Shqipërinë e Maqedoninë, përfaqëson një qëndrim të qartë të Berlinit për Ballkanin.

Qëndrim që u pa e qartë dhe në lëvizjen e fortë, gati të “dhunshme” diplomatikisht karshi Uashingtonit, që pezulloi samitin Serbi-Kosovë në Shtëpinë e Bardhë.

E duke u nisur nga ky qëndrim politik, Gjermania ka shumë gjasa që t’i kërkojë Tiranës zyrtare kushte edhe më konkrete për t’i dhënë datën e nisjes së bisedimeve.

E mbani mend 2014, kur Merkel erdhi nëTiranë dhe çfarë ndodhi? Nisi reforma në drejtësi…

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore