Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Strategjia 5-vjeçare e drejtësisë, 34 mln euro për modernizim e digjitalizim

Strategjia 5-vjeçare e drejtësisë, 34 mln euro për

Tryeza e rrumbullaktë mes drejtuesve kryesorë të institucioneve të sistemit të drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadorëve Kim e Soreca, pasi bëri një bilanc të shkurtër të punës në pesë vitet e para të reformës, diskutoi strategjinë e saj për 5-vjeçarin e ardhshëm.

Por çfarë përcaktohet në dokumentin strategjik? Gazeta Shqip mëson strategjia e re pesëvjeçare është konceptuar si faza e parafundit e reformës në drejtësi. Në këtë fazë synohet të fuqizohen edhe më tej institucionet e reja, përqëndrim te modernizimi, sidomos në fushën e drejtësisë penale në përputhje me standardet europiane, si dhe përmirësimi i menaxhimit e bashkërendimit të sektorit të drejtësisë ndaj kërkesave të vazhdueshme për efikasitet.

Në këtë fazë parashikohet të shpenzohen rreth 4.2 miliardë lek, ose rreth 34 milionë euro. 13 milionë euro janë përllogaritur për digjitalizimin e sistemit, 13 të tjera për krijimin e një qendre mjekësore për të dënuarit me sëmundje mendore, detyrim që buron së fundmi edhe nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut në rastin e të dënuarit Arben Strazimiri.

Katër milionë euro janë parashikuar si investim për ndërtimin e një godine për Gjykatën e Apelit në Tiranë, planifikuar në vitet 2024-2025. Rreth 3 milionë euro të tjera, sipas strategjisë do të shkojnë si trajnime për përmirësimin e personelit të shërbimit të provës dhe rreth 2 mln euro për përmirësimin e ndihmës juridike.

Strategjia nuk parashikon rritje në staf gjatë periudhës së zbatimit të saj me përjashtim të shërbimit të provës dhe ndihmës juridike. Investimet në gjykata, në shërbimin e provës dhe në burgje janë mbajtur në nivele të ulta.

Me përfundimin e kësaj strategjie, hyhet në fazën e tretë dhe të fundit të reformës në drejtësi. Në këtë fazë, që përmbyllet në 2030 parashikimet aktuale flasin për 20 deri në 25 mln euro, kryesisht për infrastrukturë, si në godinat e gjykatave, korpusi të ri i pallatit të drejtësisë, sistemin e burgjeve dhe prokurorisë dhe në përmirësimin e dhënies së shërbimeve.

©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore