Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Strasburgu vulosi vettingun; s’ka kthim mbrapa!

Strasburgu vulosi vettingun; s’ka kthim mbrapa!

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut në lidhje me padinë e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, ishte realisht vula supreme për reformën në drejtësi.

Një reformë që realisht është ende sot e kontestuar, ende sot e pa përkrahur dhe e sulmuar nga një pjesë e politikës, zyrtarëve, shoqërisë, por edhe një pjese të qytetarëve.

Po çfarë përbën ky vendim, edhe pse bëhet fjalë për një çështje personale, për një padi të një nga anëtaret e ish-sistemit shqiptar të Drejtësisë.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, është sipas Kushtetutës sonë shkalla më e lartë e çdo vendimi gjyqësor. Ai vendim hyn direkt si legjislacion në çdo juridiksion të gjyqësorit por edhe të Kuvendit.

Logjikisht, ai vendim thotë se nuk ka më kthim prapa; vettingu dhe institucionet që e përbëjnë: Kolegji i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit OMN kanë marrë tashmë legjitimitetin final.

Çdo kundërshtim që mund të vijë në këtë logjikë, ka vetëm vlerë shumë relative, ligjërisht Reforma në Drejtësi ka marrë tashmë një vulë përfundimtare, që realisht nuk e ka pasur deri më sot: flasim në logjikën gjyqësore.

Kur u miratua Reforma në Drejtësi në vitin 2016 ne kishim një votë prej 140 deputetëve për ndryshimet kushtetuese që përfshinin vettingun si thelb.

Po më pas me ligjet e reformës, ku përfshihen strukturimi i organeve të qeverisjes së gjyqësorit, ligji i vettingut dhe ligjet e tjera organike, nuk pati konsensus. U votuan vetëm nga deputetët e PS-së. PD dhe LSI çuan në Gjykatën Kushtetuese thuajse të gjitha ligjet; Vettingun të parin, si dhe ekzistencën dhe kompetencat e ONM-së. Kjo çoi në vonesën e implementimit të tij. Madje vettingu u çua dhe në Venecia. Në vitin 2016, madje opozita trumbetoi në mediat që e përkrahin se Venecia e rrëzoi vettingun, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë. Kështu që vetting hapi rrugën e implementimit. Parlamenti do të duhet të zgjidhte me short trupat e Kolegjeve që do të gjykonin gjyqtarë e prokurorë.

Ndodhi çadra e vitit 2017 dhe procesi hëngri më shumë se 6 muaj. Kur PD doli nga çadra pas marrëveshjes Rama-Basha të 17 majit, rinisi procesi dhe Parlamenti zgjodhi anëtarët e kolegjeve të vettingut.

Por puna ende nuk kishte filluar. Adriatik Llallës i mbaronte mandati në dhjetor të 2017-s. PD e LSI nuk pranoi që të zgjedhë një Kryeprokuror të ri pa u ngritur Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorisë si organi që e zgjedh Kryeprokurorin e ri.

SHBA dhe BE, nëpërmjet ICITAP dhe EURALIUS kërkuan zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm. PD e LSI nuk pranuan që të hyjnë në proces. Mbahen mend diskutimet e zjarrta në Kuvend ku u hodhën çizme e fishekzjarre në seancën e zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përkohshme.

Nisi vetingu i cili pezulloi; çoi në impas gjyqësorin: Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese pushuan së funksionuari si rezultat i rrëzimit nga vetting të anëtarëve të tyre, ose dorëheqjes. Më pas ky proces u shtri në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Apel. Edhe sot Gjykata Kushtetuese ende nuk është ngritur e tëra, e Larta është në impas, gjykatat e Apelit janë në mungesë, gjykatat e shkallës së parë ende nuk kanë nisur vettingun, i cili nisi nga kandidatët për organet e larta të drejtësisë.

Mirëpo ishte kjo padia e Altina Xhoxhajt, e cila e çoi edhe njëherë këtë çështjen në teh të briskut. Nëse Strasburgu do të cilësonte shkarkimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë prej organeve të vettingut, atëherë gjithçka do të niste nga e para. Por nuk ndodhi. Tashmë organet e reja të drejtësisë nuk kanë më justifikim; do të varen në mbështetjen publike vetëm nga puna e tyre, e këtu pritshmëria është e madhe/Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore