Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Speciale! Adriatik Llalla “peshku i madh” që “ngeci” në rrjetën e drejtësisë së re

Speciale! Adriatik Llalla “peshku i madh” që

Adriatik Llalla do të shkojë në burg, vendimi përfundimtar, i formës së prerë dhe i zbatueshëm, është marrë sot nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Kur reforma në drejtësi në Shqipëri u votua me 140 vota në Kuvend, në mendjet e gjithsekujt ishte pikërisht realizimi i një sistemi drejtësie që do të cconte në qeli 'të paprekshmit' e Tiranës, ose sicc është thënë shpesh edhe nga amerikanët 'peshqit e mëdhenj'.

Dhe me vendimin e sotëm Apeli i GJKKO bëri pikërisht këtë duke lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar 8 pasuri.

Llalla prej një jave është larguar jashtë vendit për t'u mjekuar në një klinikë private. Nëse nuk paraqitet pas lënies në fuqi të vendimit, ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Avokati i ish-kryeprokurorit, Sokol Hazizaj tha se vendimi është kopje e shkallës së parë, që nuk është i bazuar në prova.

“S’kam komunikim për argumente shëndetësore, për një mungesë hetimi nga ILDKPI për të vajtur te procesi penal, nuk ka asnjë gabim administrativ s ai përket deklarimit të pasurisë, unë isha në Gjykatën e Apelit dhe shtrova pretendimet në cilësinë e mbrojtjes ligjore, pastaj është avokati i shtetit që merret me njoftimit”, tha avokati. Gjykata ka thënë se Llalla ka shkelur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. 

Ngjitja dhe rënia e Adriatik Llallës:

Kujtojmë se Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm,  një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Megjithatë, akuzat u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Si u kthye Adriatik Llalla nga drejtues i prokurorisë në bankën e të akuzuarve:

Me dënimin e Adriatik Llallës u thye perdja e hekurt e sistemit të vjetër të drejtësisë, që ishte gati të bënte gjithçka për të mos lejuar reformimin e tij. Bashkë me rënien e modelit të vjetër që e kishte shndërruar pushtetin e drejtësisë në një nga tri kolonat më të kalbura të shtetit shqiptar, do rrëzohej edhe elita politike që e kishte projektuar atë.

Kur Adriatik Llalla u shkarkuar parlameti u godit me kapsolla dhe nga çizmja e Monika Kryemadhitu dhe protestuesit që kishin rrethuar parlamentin.  Rënia e simbolit të drejtësisë së vjetër, shënoi edhe fillimin e fundit, të elitës së vjetër të kriminalizuar e të korruptuar të Shqipërisë.

Adriatik Llalla ishte në bankën e të akuzuarve, për një seri veprash shumë të rënda penale, të cilat me çuan burgosjen e tij.

Çfarë paralajmëron zëri i Amerikës  për Adriatik Llallën?

Zëri Amerikës shkruante ditën e sotme se gjykata e Posaçme e Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit la sot në fuqi dënimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish Prokurori i Përgjithshëm është dënuar me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, pasi u shpall fajtor nën akuzat për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Po ashtu do të konfiskohen edhe disa prona të vëna paraprakisht nën sekuestro 4 sipërfaqe toke, gjithsej 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Zoti Llalla nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa avokati i tij tha se ish kryeprokurori gjendet në regjim spitalor. Avokati e quajti vendimin të padrejtë dhe tha se se do të ankimohej në Gjykatën e Lartë.

Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, bëhet i pari zyrtar i lartë që dënohet për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Zoti Llalla është i pari ish zyrtar i lartë nga Shqipëria, ndaj të cilit Departamenti Amerikan i Shtetit mori në vitin 2018 vendimin për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, së bashku me familjen, për shkak të përfshirjes në korrupsion.

Më pas nga Shqipëria janë përfshirë në listën e Departamentit të Shtetit për të mos hyrë në SHBA ish deputeti Tom Doshi, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e së fundi dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Tashmë duket se drejtësia e re vendosi dhe në rrjetë ngeci peshku më i madh I drejtësisë, njeriu që erdhi nga politika dhe u ndëshkua me ndihmën e saj. Tashmë nuk e dime nëse i radhës është një politikan gjithsesi na mbetet të presim./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore