Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

SPAK i sekuestroi 5 milion euro pasuri/ Ja dëshmia e Nuredin Dumanit që ‘fundosi’ Gent Sharrën

SPAK i sekuestroi 5 milion euro pasuri/ Ja dëshmia e Nuredin Dumanit

Gentian Sharra ishte shënjestra e SPAK ditën e sotme, dhe atij iu sekuestruan 5 milion euro pasuri që dyshohet se vinte nga aktivitet i paligjshëm Sharrës iu sekuestrua një vilë në fshatin Katund i Ri, truall gati për ndërtim si edhe një sipërfaqe  e madhe toke.

“Të fortin e Elbasanit” duket se e ka “fundosur” dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Në rrëfimin e tij, Dumani përmend emrin e Sharrës në të paktën dy ngjarje kriminale si bashkëpunëtori tij dhe i Tali Çelës.

Dumani ka treguar se pasi bashkëpunuan për një grabitje në Kavajë, ai dhe Talo Çela u larguan nga vendi i ngjarjes dhe u futën nëpër disa fshatra që të lidhin me Tiranën dhe aty i priste me një BMW, Gent Sharra. Më tej ai tregon po ashtu se organizime të tilla i bënin gjithmonë katër veta, ai, Gent Sharra, Talo Çela dhe Ilir Feçi.

“Grabitja e 2 ka qenë po me të njëjtët persona në Kavajë në vitin 2011. Ishte një kambist në dalje të Kavajës. Ishte i moshës 60 vjeç, e njihte Ilir Feçe, ky na orientonte. Grabitjen e kam bërë unë me Talo Çelën. Ky person zbriste diku rreth orës 06:00 – 06:30, e kisha ruajtur së bashku me Ilirin. E kam ruajtur diku 2 ose 3 ditë bashkë me Ilirin. Diku afër në autostradë Ilir Feçe kishte shtëpinë përballë mobilieri Simaku në krahun e Kavajës. Ishte baza ku ne takoheshim dhe linim makinat e tyre. Në këtë banesë linim dhe armët dhe makinat e vjedhura. Shtëpinë e kishte halla e Ilir Feçit e cila jetonte në Itali. Kemi dal atë ditë me audi 80 benzinë ngjyrë gri i vjedhur, këtë makinë e kishte vjedhur Talo Çela ai na e solli. Shofer ishte Ilir Feçi, në vend të parë ishte Talo Çela dhe mbrapa isha unë.

Ishim me qafore dhe kapele sepse s’kishte kamera. Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afruar tek pallati 5 katësh. Talo është futur sa zbret shkallën unë isha përballë, Talo e goditi me levë në fytyrë, i ra 2 ose 3 here dhe u rrezua në tokë, unë kisha detyrë vetëm të merrja çantën, u mundova ta merrja çantën por se lëshonte, këto më kishin dhënë një thikë hidrauliku dhe u mundova ta prisja rripin e çantës dhe e preva dhe të dora, në këtë moment ai e lëshon çantën dhe largohemi me Talon drejt audit. Futemi tek një rrugë tek fshatrat e Kavajës që lidhen me Tiranën. E lamë audin para një shtëpie jashtë Kavaje dhe na priste BMW e Ilir Feçit që e drejtonte Gent Sharra i cili kishte shkuar më parë aty. Kështu ishte plani. Organizimi ka qenë gjithmonë 4 veta unë, Gent Sharra, Talo Çela dhe Ilir Feçi. Kemi shkuar tek xhaja i Ilir Feçit në një fshat në Kavajë, ishte rruge e prishur nuk kisha qenë ndonjëherë. Kemi ndenjur tek shtëpia e xhajës se Ilirit deri në darkë. Më pas ikim në qytet. Ikim me pas tek shtëpia e hallës se Ilirit. Ishin 20.000 Euro, unë kam marrë 4.000 Euro, në prisnim diku tek 80.000 – 100.000 euro”- mësohet të ketë deklaruar Dumani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore