Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sonila Bejtja, garimi për në Kushtetuese i juristes që ka kundërshtuar Reformën në Drejtësi

Sonila Bejtja, garimi për në Kushtetuese i juristes që ka

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi tashmë ka kualifikuar dy kandidatë për anëtare e Gjykatës Kushtetuese, nomenklaturë e Presidentit të Republikës, për të zëvendësuar Besnik Muçin e rrëzuar nga Vettingu.

KED nën drejtimin e Vitore Tushës, e cila erdhi në krye të këtij institucioni pas largimit të Adrian Dvoranit, skualifikoi 8 kandidatë dhe te skrivania e Ilir Metës, do të jenë emrat e Sonila Bejtes dhe të Sokol Binajnt. Kjo do të ndodhë, pasi KED të përzgjedhë edhe emrin e tretë si kandidat për në Kushtetuese.

Bën përshtypje fakti se KED s’kualifikoi një numër të konsiderueshëm magjistratësh me përvojë dhe kanë lënë si mundësi zgjedhjeje tek kreu i shtetit një kandidate që vjen nga fusha e noterisë, pa përvojë në gjyqësor siç është Sonila Bejtja.

E cila për më tepër, është një juriste e angazhuar në debatin politik kohëve të fundit, ku ka qenë një nga kritizerët e reformës në Drejtësi dhe përbërësit e saj.

Madje një nga komponentët më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, siç është Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ka qenë pjesë e kritikës publike të Bejtjes, e cila ka shkruar publikisht edhe kundër anëtarit të OMN-së, Theo Jacobs.

Bashkëshorti i saj, gazetari Andi Bejtja, gjithashtu ka qenë një nga sulmuesit e reformës, duke akuzuar edhe ambasadorët e SHBA-së në Tiranë, kryesisht ambasadorin Donald Lu.

Qëndrimi publik kundër reformës në drejtësi, është një standard që krijon mjaft diskutime tek kriteri që ka ndjekur KED në kualifikimin e Sonila Bejtes.

Pasi, ajo magjistrate me përvojë dhe me një rekord të caktuar profesional në gjyqësor nuk është, krijuese apo hartuese e drafteve të reformës në drejtësi apo gjyqësorit nuk është. Vjen nga fusha e noterisë dhe jo nga konstitucionalizmi, plus këtu edhe qëndrimin publik të shpallur të njëanshëm politik dhe madje edhe kundër reformës në drejtësi, janë disa kritere penguese, që bëjnë çudi si e ka kaluar KED.

Në opinionin publik, bashkëshorti i Sonila Bejtes, gazetari Andi Bejtja është nga mbështetësit e LSI-së dhe Presidentit Ilir Meta.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore