Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sondazhi për Shkodrën dhe Vlorën/ PD rritet me 3 mandate, PS humb një deputet. Shkrihet LSI, konfirmohet Doshi

Sondazhi për Shkodrën dhe Vlorën/ PD rritet me 3 mandate, PS humb

Top Channel publikoi këtë të mërkurë gjetjet e sondazhit të katërt të realizuar në bashkëpunim me gjigandin IPSOS, për dy nga qarqet më të rëndësishme në vend, Shkodrën dhe Vlorën.

Sipas sondazhit, rezulton se LSI shkrihet në dy qytetet e mëdha, pasi nuk merr asnjë mandat deputeti, ndryshe nga zgjedhjet e 2017. Në Vlorë rezulton se do të triumfojë PS me 60.1% dhe do të marrë 8 mandate. PD-së i shtohet një mandat që i hiqet LSI, pra merr 4 mandate nga 3 që kishte në 2017.

Në Shkodër, PD rritet me 2 mandate. Konkretisht, sipas sondazhit, PD merr 7 deputetë, nga 5 që kishte në 2017.

Referuar të anketuarve, në Shkodër PS pritet të marrë 3 mandate. Ndërsa PSD, e drejtuar nga Tom Doshi, vetëm 1, duke lënë kështu LSI-në pa asnjë mandat.

Shkodra "rikthehet" tek PD-ja

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, aleanca e PD-AN do të fitonte me 56.9% në qarkun e Shkodrës, ndërsa 29.4% e qytetarëve do të votonin për PS.

Sondazhi për Shkodrën dhe Vlorën/ PD rritet me 3 mandate, PS humb

Një rritje e përkrahësve vihet re edhe në partinë Social Demokrate, e cila drejtohet nga Tom Doshi. Nga të dhënat e sondazhit, rezulton se 7.5% e qytetarëve në Shkodër do të votonin për PSD dhe 2.1% për LSI. E përkthyer në mandate, rezulton se në qarkun e Shkodrës do të triumfojë aleanca PD-AN me 7 mandate. Krahasuar me vitin 2017, PD rritet me dy mandate në Shkodër.

Ndërsa PS, do të marrë 3 mandate, PSD, e drejtuar nga Tom Doshi vetëm 1, duke lënë kështu LSI-në pa asnjë mandat. Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, kur PD mori vetëm 5 mandate, vihet re se në zgjedhjet e ardhshme, 1 mandat i PS dhe 1 i LSI do t’i kalojnë opozitës për të arritur në 7 mandate.

Sondazhi për Shkodrën dhe Vlorën/ PD rritet me 3 mandate, PS humb

Vlora rozë

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, PS do të fitonte me 60.1% në qarkun e Vlorës, ndërsa 32.1% e qytetarëve do të votonin për aleancën PD-AN.

Sondazhi për Shkodrën dhe Vlorën/ PD rritet me 3 mandate, PS humb

LSI renditet e treta me 4% dhe Lëvizja për Ndryshim me 1.6%. Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta, i cili drejtonte më parë LSI ka bërë thirrje të vazhdueshme nga Vlora se nuk do të lejojë vjedhjen e votës dhe ka bërë akuza të forta ndaj PS, por kjo duket se nuk ka ndikuar aspak tek të anketuarit, të cilët ia besojnë zgjedhjet e ardhshme sërish Partisë Socialiste.

E përkthyer në mandate, PS merr 8 deputetë. PD 4 deputetë, nga 3 që kishte në 2017. LSI nuk merr asnjë mandat, duke humbur mandatin e 2017.

Sondazhi për Shkodrën dhe Vlorën/ PD rritet me 3 mandate, PS humb

Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, PS nuk ka asnjë ndryshim, ndërsa PD i shtohet një mandat që i hiqet LSI. 

Si ndahen Tirana-Durrësi-Elbasani

Më herët Top Channel dhe IPSOS kanë publikuar sondazhet për qarkun Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Sipas rezultateve të këtij sondazhi, në Tiranë PS merr 48,1% që përkthehet në 19 mandate dhe PD, 42,6% në 16 mandate, ndërsa LSI me 3,4% vetëm 1 mandat.  Në qarkun e Durrësit, PD merr 47,8% që përkthehet në 7 mandate dhe PS 44,8% po 7 mandate, ndërsa LSI merr 5,5%, por asnjë mandat. Ndërkohë në Elbasan PS merr 49% ose 8 mandate dhe PD 41% ose 6 mandate, ndërsa LSI asnjë mandat./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore