Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sondazhi/ Më të votuarit dhe më pak të pëlqyerit! Ministrat që preferohen për qeverinë “Rama 3”

Sondazhi/ Më të votuarit dhe më pak të pëlqyerit!

Shumë prej ministrave në detyrë mund të ndjehen të sigurt, pasi kanë marrë ndonjë premtim nga kryeministri se do të jenë sërish në qeverinë “Rama 3”.

Disa të tjerë ndjehen të rrezikuar, për shkak se nuk kanë ndonjë garanci se mund të jenë sërish në poltronin e ministrit, e ndërsa përpiqen gjatë këtyre të ditëve që t’i “mbushin mendjen” Ramës me vendime apo aktivitetet e ndryshme se janë sërish të duhurit për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar.

Prej disa ditësh gazeta “Shqip” ndërmori një sondazh me lexuesit e saj se cilët nga ministrat aktualë preferojnë që të jenë sërish në kabinetin qeveritar.

Në këtë sondazh të hapur, rreth 800 lexues të Shqip dhanë preferencat e tyre. Emri më surprizë është ai i Olta Xhaçkës. Ministrja e Jashtme ka marrë 19% të totalit të votave, duke qenë në vendin e parë. Në vendin e dytë është Erjon Braçe, me 18% të votave. Si Braçe, ashtu dhe Xhaçka janë më të votuarit, e kjo mund të lidhet me profilin e tyre politik në PS. Më pas në vend të tretë është ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, që ka marrë 10% të preferencës së votuesve. Edhe pse nuk u zgjodh deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Pandeli Majko është në mesin e të preferuarve duke ka marrë 9% të preferencave.

E katërta, edhe pse një profil të ulët politik,  është ministrja e Financave, Anila Denaj me 8% dhe pesta ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 6 %.

Më pak të votuarit

Tre ministrat Eduard Shalsi i Sipërmarrjes, Evis Kushi e Arsimit dhe Blendi Klosi i Turizmit dhe Mjedisit janë dy ministrat që më pak të votuarit, si më pak të preferuar për të qenë pjesë e qeverisë së re. Ato janë marrë vetëm 2% të preferencave. Ndërsa shqiptarët duket se janë të zhgënjyer me ministrat si Arben Ahmetaj dhe Niko Peleshi, të cilët janë rrëmbyer 3% të preferencave.

Te ministrat më pak të votuar përfshihet edhe ministrja e shtetit, Elisa Spiropali. Në shtator pritet që kryeministri Edi Rama të paraqesë emrat e kabinetit të ri qeveritar, edhe pse përflitet edhe për një shtim të numrit të ministrive duke rritur kështu edhe shanset që deputetë socialsitë, apo dhe ministrat aktualë të jenë sërish pjesë kabinetit “Rama 3”.

Më pak të votuarit

Evis Kushi

Blendi Klosi

Eduard Shalsi

Niko Peleshi

Blendi Çuçi

Arben Ahmetaj

Elisa Spiropali

Më të votuarit

Olta Xhaçka

Erjon Braçe

Belinda Balluku

Pandeli Majko

Anila Denaj

Ogerta Manastirliu

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Poll

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore