Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sloganet e 25 prillit, si 50 Hijet e Grey-t

Sloganet e 25 prillit, si 50 Hijet e Grey-t

Kur trilogjia e E. L. James, dominoi për disa vite skenën botërore të letërsisë më të shitur e më pas kinematografisë me të famshmet e “50 hijeve” logjika e dominimit, e pushtimit e kontrollit, pati bazën në kritikën botërore.

E që në fakt u komentua si një trend i ri shoqëror ku realisht shoqëria nuk ka ecur përpara por po tërhiqet në analet e errëta edhe pse të ndriçuara me mirëqenien. Në thelb ideja e njeriut ishte fikse; dominimi. Kur sheh sot sloganet e dy grupimeve kryesore politike në vend për fushatën e 25 prillit, nuk mendon kush një referim tek njerëzit, por lart tek ata që komandojnë.

“S’ka kohë për pushim” thotë Partia Socialiste që duket se ka lançuar sloganin e 25 prillit. “Shqipëria fiton”, thotë parulla e Lulzim Bashës. Askush nuk pushon dhe fitojnë të gjithë, por i përfshirë kush është?

“Shqipëria shtëpia juaj” thotë LSI e cila e ka marrë gati nga filozofia trumpiste logjikën e ashtuquajtur anti-establishment edhe pse ish-kreu i saj e ka në majën e piramidës së shtetit.

Nuk ka ndonjë zhvillim të madh nëse i thirremi sloganeve në vite: “Me ne fitojnë të gjithë”, “Shqipëria po ndryshon”,  “Një shans për të gjithë”, “Me duar të pastra”, “etj.

Po të krahasosh eksperiencat e ndodhura në rajon për gjithë këto 30 vite ka modele më konkrete më të afërta për njerëzit: “Ne mundemi”, “Për të gjithë ne”, “Për integrimin europian”, “Për fëmijët tanë” etj, etj.

Po t’i hysh në logjikë tentativës politike të 25 prillit shikohet një shkëputje nga realiteti, shikohet një mesazh që vjen nga lart e jo që kërkon nga poshtë. Dikush kërkon “punë më shumë e jo pushim” e tjetri “fitore”.

Pra, thelbi është pushtet, drejtim, kontroll domin, një logjikë e  trilogjisë 50 hijeve së Grey-t. Natyrisht secili sipas midesë së vet…

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore