Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Skifterët” e Ballkanit, që grabitën bizhuteritë e Kim Kardashian, si veprojnë deri në SHBA

“Skifterët” e Ballkanit, që grabitën bizhuteritë

Në fillim të viteve ‘90, kriminelët nga Ballkani Perëndimor morën “nam të keq” për organizimin e grabitjeve jashtë këtij rajoni. Këtu përfshiheshin grabitje bankash në vende të Evropës perëndimore dhe vjedhje gurësh të çmuar dhe bizhuterive.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës forcat e sigurisë u kapën në befasi nga një numër i madh sulmesh të mirë organizuara ndaj dyqaneve të argjendarive dhe bizhuterive, si dhe grabitjeve të bankomateve (ATM).

Filluan të vinin re se shumë nga autorët e këtyre krimeve ishin nga vendet e Ballkanit dhe këtij grupi i vunë nofkën YACS (jugosllavë, shqiptarë, kroatë dhe serbë). Gjatë hetimit u vu re se grupi YACS ishte një rrjet personash pa ndonjë lidhje të fortë mes tyre, por anëtarët e grupit mblidheshin së bashku për të organizuar dhe kryer here pas here grabitje të planifikuara me imtësi.

Më pas anëtarët e grupit shpërndaheshin, por pas njëfarë kohe mblidheshin sërish për të planifikuar grabitjen e radhës. Anëtarët e grupeve YACS çanin vrima të gjera në tavan për të hyrë në dhomën e kasafortës apo bankomatit, si dhe shkëputnin linjat telefonike dhe sistemet e alarmit.

Policia amerikane e kishte të vështirë që të kuptonte taktikat e këtyre grupeve, pasi nuk kishte njohuri mbi karakteristikat kulturore të Ballkanit perëndimor dhe gjuhët ballkanike. Anëtarët e grupeve YACS shpesh përdornin identitete të rreme, gjë që e bënte të vështirë zbulimin dhe gjurmimin e tyre, madje edhe nëse arrestoheshin, ata mbanin me vete një numër telefoni dhe pasi kontaktonin në atë numër u paguhej garancia e lirimit me kusht, një e drejtë ligjore në SHBA.

Në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1998 policia identifikoi rreth 300 të dyshuar si pjesëtarë të kësaj bande, të dhënave këto të publikuara nga Nisma Globale e Krimit të Organizuar Ndërshtetëror në muajin korrik të këtij viti. Ata ishin në përgjithësi emigrantë nga vende të Ballkanit, shumica e tyre ishin shqiptarë etnikë, dhe disa prej tyre kishin hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Por grupi rekrutonte edhe anëtarë me prejardhje të ndryshme etnike.

Ky grup filloi të paraqiste një kërcënim aq të madh nga mesi i viteve ‘90, saqë FBI u detyrua të ngrinte një Task-Force për të hetuar në lidhje me këtë rrjet kriminal. Ky grup duket se doli jashtë qarkullimit gjatë dekadës që erdhi më pas, por emri i tij u përmend përsëri në vitin 2017, kur u hodhën disa ide se taktikat e përdorura gjatë vjedhjes së bizhuterive me vlerë 9 milionë dollarë nga Kim Kardashian, ngjasonin shumë me metodat e përdorura nga grupi YACS. Sidoqoftë nuk pati asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me këto zëra.

Gjatë viteve të fundit, një numër i madh vjedhjesh në vende të Evropës perëndimore dyshohet se janë kryer nga persona nga vende të Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht nga shqiptarë. Të ashtuquajturit Skifterët janë grupe të vogla, pa ndonjë bazë të përhershme, me të rinj që mblidhen së bashku për të vjedhur shtëpi dhe pastaj shpërndahen sërish.

Ata udhëtojnë rregullisht nga Ballkani perëndimor në vendet e BE-së, dhe anasjelltas. Në kapitullin që flet për Spanjën raportohet se këto teknika mund të jenë përdorur për të vjedhur shtëpitë e lojtarëve të futbollit. Këto kohët e fundit një grup shqiptarësh u kap në Australi pas një sërë grabitjesh bankomatesh, gjatë të cilave u përdorën metoda të ngjashme më taktikat e grupeve YACS, dhe vjedhjeve në vendet e Evropës Perëndimore. 

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore