Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Skenaret e vizitave/ Mediat kosovare: Rama ndikoi për të futur PDK-në në qeverinë e Hotit

Skenaret e vizitave/ Mediat kosovare: Rama ndikoi për të futur

Zëra publikë në Kosovë bëjnë të ditur se vizita e Edi Ramës në Prishtinë ka ndikuar në një përfshirje të PDK-së së Kadri Veselit në qeverisjen me LDK, AAK dhe Nismën, duke zgjedhur edhe Presidentin e ri pas dorëheqjes eventuale të Hashim Thaçit.

Madje ka dalë edhe skema përkatëse, ku pas largimit të Hashim Thaçit, presidenti do i takojë PDK-së që do të ketë dhe 4 ministra në qeverinë e Avdullah Hotit.

Ky skenar bën që qeveria “Hoti”, pas humbjes së mazhorancës si pasojë e konfirmimit të dënimit për deputetin Etem Arifi, deputeti i 61, të forcohet edhe me 24 votat e Partisë Demokratike të Kosovës, çka arrin kuotën e dy të tretave në Kuvend.

Zërat për këtë çështje duket kanë dalë pas konsultimit që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë pasur me Edi Ramën në Prishtinë, me të cilin kanë pasur edhe një darkë zyrtare.

Megjithatë duhet thënë se kjo ide nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por fakt është se kjo mundësi do të largonte logjikën e zgjedhjeve të parakohshme dhe kthimin e afërt në qeverisje të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, e cila ka kërkuar zgjedhje, pas rrëzimit të qeverisë “Kurti”, nga partneri i koalicionit LDK.

Përfaqësues të LDK-së kanë bërë të ditur se ky opsion duhet të vendoset më parë në strukturat e partisë siç është Këshilli Kombëtar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore