Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Skenarët e komplikuar të qeverisë së re malazeze në duart e shqiptarit 35 vjeçar

Skenarët e komplikuar të qeverisë së re malazeze në

Nuk i ka mbushur ende 35 vjeç dhe sot është njeriu më i rëndësishëm në Malin e Zi.

Bëhet fjalë për Dritan Abazoviçin, kreun e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, që me 4 deputetët që fitoi në zgjedhjet e djeshme ka në duar çelësat e qeverisë së re të Malit të Zi.

I lindur në Ulqin në vitin 1985, siç e ka thënë ai vetë në një intervistë para 4 vitesh e konsideron veten një shqiptar etnik, por që përkatësinë etnike nuk dëshiron ta përdorë politikisht.

Ka hyrë në politikën aktive të Malit të Zi që në vitin 2012 kur ishte një suprizë me 7 deputetë, por që nuk e kishin kurrë peshën potenciale të 4 deputetëve të fituar dje.

Ai është gjilpëra e peshores në politikën malazeze; është një kundërshtar i ashpër i Gjukanoviçit, që e konteston për përqëndrimin e pushtetit dhe e akuzon për korrupsion, ndërkohë është plotësisht pro hyrjes në NATO dhe anëtarësimin në BE.

Ka një qëndrim dialogues me opozitën proserbe dhe filoruse, ndërkohë që mendon se Mali i Zi duhet të ketë marrëdhënie të mira dhe normale me të gjitha shtetet përfshirë dhe Moskën zyrtare.

Është një lloj figure e qartë anti-Gjukanoviç por jo dhe aleat i opozitës që mbrëmë festoi me flamujt e Serbisë në qendër të Podgoricës.

Pas rezultatit të arritur mbrëmë, Abazoviç, po tregohet i rezervuar për të dhënë deklarata dhe ka kërkuar pak kohë që të reflektojë në lidhje me zhvillimet që priten dhe nga kontaktet që pritet të kryejë.

Dritani ka marrëdhënie të mira me Parlamentin Europian dhe i përket një qasje liberalo-ekologjike në rrafshin politik, ku i drejtohet qendrës nga ku edhe ka marrë votat, por kryesisht tek brezi i ri, i pavarur nga politika dhe punësimi klientelist.

Si skenarët e ardhshëm të qeverisjes në Mal të Zi është më shumë një qeveri teknike që e çon vendin në zgjedhje të reja pas një periudhë reformash e paqtimi social, ku rolin kryesor do ta luajë partia e Dritan Abazoviçit. Si rregull, Gjukanoviç si President, mandatin për të krijuar qeverisë në fillim do tja japë partisë së tij që ka më shumë mandate, 30, ndërkohë që sipas gjasave nuk mund të arrijë numrin e 41 deputetëve.

Vetë Abazoviç ka bërë të ditur se do të kërkojë një qeeveri, ku establishmenti i partisë në pushtet të mos marrë pjesë, por të ketë një grup ekspertësh të njohur. Por kush do ta mbështesë këtë qeveri në Parlament?

Po nuk e mbështeti DPS, atëherë do të duhet partia e dytë që është pikërisht forca politike proserbe. Ose të ketë një qasje të përgjithshme nga të gjitha partitë për një ekzekutiv ekspertësh që duket se do të jetë edhe kërkesa e opozitës. Por nëse ndodh kjo, pra një konsensus i përgjithshëm, Abazoviçi e humb fuqinë e kingmakerit. Atij do t’i duhet të bëjë zgjidhjen e qartë, ose me kundërshtarin e tij që është properëndimor, ose me opozitarët që janë kundër NATO-s dhe pro lidhjeve me Rusinë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore