Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Skenar i denjë për film/ Biznesmeni që ‘çmendi’ dy vende, pse sajoi ‘djegien’ në Pukë dhe rishfaqjen pas 9 muajsh në Itali

Skenar i denjë për film/ Biznesmeni që

Duket vërtet si komploti i një libri ose filmi, por është historia reale e Davide Pecorelli-t, sipërmarrësit 45-vjeçar nga Lama di San Giustino, i gjetur në një anije të mbytur në brigjet e Livorno pranë një ishulli.

Baba i katër fëmijëve, Pecorelli, ishte zhdukur zyrtarisht në Pukë të Shqipërisë, ku kishte shkuar në një udhëtim pune. Gjurmët e tij bënë të mendohej se ishte brenda një Skoda të djegur të marrë me qira, sëbashku me disa sende personale dhe eshtrat, që në fakt nuk iu atribuuan kurrë atij.

Historia e Davide-s, veçanërisht në muajt e parë pas vdekjes së tij, kishte çuar në hipotezën e shumë skenarëve, madje edhe ato më shqetësueset: sipërmarrësi nga San Giustino po kalonte një periudhë shumë delicate në menaxhimin e aktiviteteve të tij dhe që nga shtatori i vitit të kaluar kishte vendosur të gjente pasurinë në Shqipëri, duke tregtuar makineri të shtrenjta për qendrat e estetikës me vlerë dhjetëra mijëra euro.

Pastaj, dje, pika e kthesës, e paparashikueshme dhe me mistere ende për t’u sqaruar. Sot ai do të paraqitet në prokurorinë e Perugia-s për të dhënë deklaratat e shumëpritura.

Makina e tij, e marrë me qira në aeroportin e Tiranës në fillim të vitit, u gjet e shkrumbuar nga flakët në një zonë të largët në veri të Shqipërisë, në territorin e Pukës, jo shumë larg Kosovës, shkruajnë mediat italiane.

Ai ka dhënë deklarimet në polici, e më pas u la i lirë, por nuk dihen ende arsyet se përse ai inskenoi të gjithë ngjarjen. Pecorelli është shprehur i gatshëm të japë dëshminë e tij në prokurorinë e Perugia, për të sqaruar të gjitha detajet e ngjarjes. Ndërkohë në Shqipëri dhe Itali tashmë janë pushuar hetimet për vrasje dhe Pecorelli do të hetohet për "Mashtrim./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore