Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

SKANDALI në Festivalin e RTSH/ Gjatë këngës "Jon" për eksodin e '91, dalin pamjet e Zani Çaushit dhe bandës së tij (VIDEO)

SKANDALI në Festivalin e RTSH/ Gjatë këngës "Jon"

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e tretë e Festivalit Kombëtar që do të përcaktojë se kush do të jetë këngëtari/ja që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Por ajo që ra në sy mbrëmjen e djeshme në festivalin e 60 të Këngës në RTSH ishte momenti kur u luajt kënga e Ardit Gjebreas e titulluar “Jon”.

Kjo këngë flet për një nga momentet më të vështira të shqiptarëve, bëhet fjalë për eksodin e vitit 1991 kur shumë vendasve iu desh të bënin të pamundurën të largoheshin nga atdheu.

Megjithatë ajo që bie ndesh me situatën ishin planet në LED Wall-in e skenës. Teksa kënga “Jon” këndohej, aty u shfaqën pamje nga Zani Çaushi me bandën e tij si dhe Azem Hajdari.

Këto dy figura nuk kanë lidhje fare me eksodin e vitit ’91, e në fakt në ekran duhet të shfaqeshin pamje nga anijet e mbushura plot e përplot me njerëz që largoheshin.

Teksti i këngës "Jon"

Me erdhe ne një kohë të dëshpëruar
Me dhimbje..., Jon
Kur anijet si fantasma
Neper det me aventura
Klithnin: Liberta !

Dhe syte i kish aty gjithë Shqiperia,
Ajo dinte si duronte
Po i shkuleshin filizat
Deti u be mal me njerez,
E toka det me lot

Dhe ty për herë të parë të puthte drita
Ti linde…, Jon
Nuk e dije ç'ish gëzimi
As dhimbja as mjerimi
Qe flakë, godet e rrudh një tokë

Sot me gjithë foshnjet në botë je njësoj
Si ata ti qesh e luan
Kjo është vetëm nisja juaj
Por do rritesh do kuptosh
Se fatet s'janë njesoj

Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Një fjalë të thënë ma degjo:
Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruar
Por prapë do të jetë skllavëri

(refren)
Jon, ky emër marrë nga deti jonë
Me këngë vale tund djepin
Jon, dhe ti ja ndjeve aromën
Ta kesh per jete me vete

Jon, po të lundrosh me këtë emër
Jon, e të takohesh me vëllezër
Jon, do të mjaftojnë me dy duar
Të thuash se je, ti je je Jon
----

Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Një fjalë të thënë ma degjo:
Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruar
Por prapë do të jetë skllavëri

Në skllav jo nuk te dua
Nga vetja i mohuar, Jon, Jon

Në skllav jo nuk te dua
Nga vetja i mohuar, Jon, Jon

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore