Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Skandali me pasuritë/ Kumbar i Vuçiç dhe Gjukannoviç, ministri serb mik i Richard Grenell

Skandali me pasuritë/ Kumbar i Vuçiç dhe Gjukannoviç,

“Pandora Papers” zbuloi mbi 12 milionë dokumente që tregojnë kompanitë dhe investimet në offshore të qindra politikanëve mes tyre edhe krerë shtetesh. Në mesin e tyre është edhe ministri serb Sinisha Mali. Një emër me peshë të madhe politike dhe që lidhjet e tij të biznesit shtrihet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë dhe kjo lidhet sa i përket biznesit të hidrokarbureve, naftës.

Ai është ministri i Financave të Serbisë. Mali në skandalin e Pandora Papers rezulton të ketë fshehur pasuritë, duke u cilësuar si kumbari i Vuçiç dhe Gjukanoviç.

Por Mali eshte dhe miku i ngushtë i Richard Grenelll, ish-emisari amerikan për çështjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori Grenell ishte i besuar i presidentit Trump atë kohë, duke bërë të mundur edhe ndërmjetësimin e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në zyrën ovale të presidentit amerikan.

Në pushimet e fundit të Grenell këtë vit, ai bëri një tur duke shëtitur në Serbi dhe më pas në plazhet shqiptare.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, shoqëruesi i tij ishte pikërisht ministri i Financave të Serbisë, Sinisa Mali. 

Grenell publikoi në Instagram një foto me të madje në Instastory shihen të dy teksa shijojnë jetën e natës në një nga klubet e Beogradit. "Përherë kalohet koha mirë me Sinisha në Beograd", do të shkruante Grenell në rrjetet sociale.

Skandalet e ministrit me fshehjen e pasurisë

24 apartamentet në pronësi të tij në Bullgari. Sinaša Mali bleu 24 apartamente në Bullgari nga kompania e Srdjan Dabic, një ish-basketbollist dhe drejtor i degës serbe të kompanisë së famshme ruse të naftës “Lukoil”.

Në fillim të viteve 2000, kur ai punonte në Agjencinë e Privatizimit, Sinisha Mali, si drejtor i Qendrës së Tenderit, mbikëqyri privatizimin e kompanive më të mëdha shtetërore dhe ishte përgjegjës për shitjen e zinxhirit serb të stacioneve të gazit “Beopetrol” tek “Lukoil”.

Mali përfaqësonte shtetin e Serbisë në atë biznes, ndërsa biznesmeni Srdjan Dabic përfaqësonte interesat e “Lukoil”. Këshilli për Luftën kundër Korrupsionit më vonë përcaktoi se “Lukoil” nuk e përmbushi kontratën dhe se i shkaktoi dëm “Beopetrol” prej disa miliona eurosh.

Në vend që të investonte në pikat e karburantit serb, “Lukoil” tërhoqi para duke marrë një hua prej 105 milionë eurosh nga “Beopetrol”. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vite që mbron bashkëpunëtorin e tij të ngushtë nën dyshimin për përfshirje në korrupsion.

Por jo vetëm kaq, në dokumentet e “Pandora Papers” theksohet se Presidenti malazez Milo Gjukanoviç dhe djali i tij fshehën prona përmes një rrjeti kompleks në offshore. Gjithashtu në listë përmenden edhe kumbari i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ish-drejtorit të Rrjetit Elektrik të Serbisë, Nikolla Petroviç.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore