Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Skandali më i madh i pronave në Dhërmi, gjyqtarja Elona Mihali i dha falsifikatorëve 546 mijë m2 truall

Skandali më i madh i pronave në Dhërmi, gjyqtarja Elona Mihali i

Një proces gjyqësor i mbyllur prej 12 vitesh për falsfikim pronash, është rihapur sërish nga Prokuroria e Vlorës dhe Gjykata e Shkallës së parë Vlorë. Bëhet fjalë për skandalin më të madh të pronave në Shqipëri, ku një sipërfaqe prej 54.6 hektarë (546 mijë m2) tokë në Dhërmi, u kaloi në pronësi disa personave të dënuar nga gjykata për falsifikimin e dokumentave.

Petro Beja dhe Theodhori Beja ishin dënuar nga disa gjykata që nga viti 2008 e në vazhdim për falsfikim të dokumentave, por befas në korrik të vitit 2020, Gjykata e Vlorës, me relatore Elona Mihali, doli kundër vendimit të kolegëve të saj, duke marrë si provë një dokument të gjetur nga avokati i të dënuarve, sipas të cilit ata nuk kishin bërë falsifikim.

E gjithë skema e abuzimit nisi kur Prokuroria e Vlorës dhe Gjykata e Vlorës kishin gjetur se pjesëtarët e familjes Beja në këtë zonë, e kishin përfituar truallin prej 564 mijë m2, duke paraqitur një dokument të falsifikuar sikur ai ishte lëshuar nga këshilli bashkiak i Himarës në vitin 1993.

Verifikimet e njëpasnjëshme çuan në dënimin me burg të falsifikatorëve dhe vendosjen në sekuestro të pronës, por ndërkohë këta të fundit kanë shitur dhe tejërsuar pronën edhe pse e dinin që gjykatat nuk ja u lejonin këtë.

Por, në vend që kjo të ishte një çështje e mbyllur nga drejtësia, në muajin Korrik 2020, problemi i truallit merr tjetër formë. Në mënyrë të paprecedentë, gjyqtarët Elona Mihali, Herila Cela dhe Hektor Sinanaj, vendosën që të rrëzojnë hetimet e përokurorisë që vërtetuan falsifikimin e pronës prej 564 mijë m2, madje rrëzuan edhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Relatorja Mihali vendosi heqjen e masës së sekuetros për truallin si dhe pushimin e çështjes në ngarkim të falsifikatorëve, Petro Beja dhe Theodhori Beja. Në këtë skandal janë të përfshirë edhe prokurorët e Vlorës, Dritan Marku, Erion Çela dhe Albert Kuliçi.

Avokatura e Shteti i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë inspektimin dhe hetimin e shkeljeve të kryera nga ana e prokurorisë Vlorë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Ndërkohë relatorja e çështjes, Elona Mihali pritet të dalë sëshpejti në Vetting dhe të pyetet për vendimin që i dha falsfikatorëve mbi 564 mijë m2 tokë në Dhërmi.

Skandali më i madh i pronave në Dhërmi, gjyqtarja Elona Mihali i

Skandali më i madh i pronave në Dhërmi, gjyqtarja Elona Mihali i

Skandali më i madh i pronave në Dhërmi, gjyqtarja Elona Mihali i

Skandali më i madh i pronave në Dhërmi, gjyqtarja Elona Mihali i

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore