Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Skandali/  Zyra e Antikorrupsionit në Kryeministri, në shërbim të kërkuarit nga policia

Skandali/  Zyra e Antikorrupsionit në Kryeministri, në

Prej disa ditësh emisioni investigativ Fiks Fare dhe Gazeta Shqip kanë denoncuar biznesmenin kontrovers Arben Reli, për një seri falsifikimesh me pronat në Korçë dhe Tiranë.

Aktualisht ai është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, por në të njëjtë kohë dy zyrtarë të Drejtorisë së Antikorrupsionit në Kryeministri, po ndërhyjnë për të mbrojtur biznesmenin Reli.

Arben Reli akuzohet se i ka marrë ortakut të tij 50% të resortit "Montrelux" në Moravë të Korçës, me dokumenta të falsfikuara. Më pas mbi këtë abuzim ka bërë një shtesë ndërtimi muajt e fundit pa leje. Kulmi arriti kur për këtë ndërtim të tjetërsuar dhe pa leje, ftoi disa Ministra dhe deputetë për përurim.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bëri korrigjimet për pronësinë e objektit, duke futur të dy ortakët në lejen e legalizimit. Ndërsa, Policia e Korçës e shpalli në kërkim Relin për veprën penale "ndërtim pa leje", pasi emisioni Fiks Fare zbuloi se ai nuk kishte aplikuar për leje në Bashkinë e këtij qyteti, që prej vitit 2017.

Menjëherë pas shpalljes në kërkim të Relit, në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, dega Korçë, mbërrin specialisti i zyrës së Antikorrupsionit në Kryeministri, Odise Moçka. Ai ishte dërguar nga eprori i tij, Arlind Gjokuta, për tu interesuar se çfarë po ndodhte me Arben Relin.

Burime për Shqip bëjnë me dije se Moçka ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve të Kadastrës së Korçës, me pretendimin se ndaj të kërkuarit nga Policia, Arben Reli, ishte bërë padrejtësi. Kjo është e paprecedentë sesi zyra e Antikorrupsionit në Kryeministri, vihet në shërbim të një biznesmeni të akuzuar ndër vite për falsifikim pronash.

Por nuk mbaron me kaq!

Specialisti Moçka ka shkuar edhe tek Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku me të njëjtin presion ka kërkuar llogari se çfarë po ndodhte me Relin dhe shtesën pa leje që kishte ndërtuar në resortin "Montrelux" në Moravë të Korçës.

Mbeten të paqarta lidhjet mes Relit dhe zyrës së Antikorrupsionit në Kryeministri, por kjo mbetet për tu parë në vijim. Edhe aktualisht që flasim, ai është në kërkim nga Policia për veprën penale "ndërtim pa leje".

Skandali/  Zyra e Antikorrupsionit në Kryeministri, në
Arlind Gjokuta, kreu i Antikorrupsionit në Kryeministri
Skandali/  Zyra e Antikorrupsionit në Kryeministri, në
Arben Reli, biznesmeni i shpallur në kërkim
Skandali/  Zyra e Antikorrupsionit në Kryeministri, në
Odise Moçka, Specialist tek Antikorrupsioni i Kryeministrisë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore